TRAZIRAT QË SOLLËN DEMOKRACINË, NJË REGJI E MADHE APO PASOJË LOGJIKE E NDRYSHIMEVE TË PASHMANGSHME? FLASIN ARTISTËT
19/01/2023 Shpërndaje

TRAZIRAT QË SOLLËN DEMOKRACINË, NJË REGJI E MADHE APO PASOJË LOGJIKE E NDRYSHIMEVE TË PASHMANGSHME? FLASIN ARTISTËT

Tranzicioni i viteve ’90-të në Shqipëri është analizuar shumë herë politikisht apo nga historianët. Por ata që i dhanë shenjat e para të këtij ndryshmi të madh që do të vinte në fakt ishin artistët, artistët e zhanreve të ndryshme.

Sipas historianit Dorian Koçi disa ngjarje kryesore i paraprinë ndryshimit të madh sic ishte: “Konceri i Albano e Romina Power në Shqipëri që erdhi në kuadër të miqësisë Shqipëri- Itali, pasi babai i Albanos kishte qenë ushtar italian në Sarandë.  Por mesazhet që u dhanë nga mënyra e të kënduarit, tekstet e këngëve dhe entuziasmi i Tiranës së asaj kohe tregonte një ndryshim që po injektohej te popullsia”.

 Në fakt ky koncert edhi në një kohë kur këngëtarë si Sherif Merdani apo Francesk Radi kishin vuajtur dënime vetëm sepse kishin imituar Albanon e Rominën apo të këngëtare të tjerë të viteve 70. Tashmë në Tiranë kishte një koncert me elemetet e kësaj muzike.

Edhe për Gani Xhengon fotograf në Agjensinë Telegrafike Shqiptare para viteve 1990 artistët treguan kurajo në ato vite. Ai tregon rastin e vet kur u kërcënua me heqje nga puna në rast se fotografonte trazirat e viteveve 90-të.

“Unë fotografova protestën në Sheshin Skënderbej. Demostrata ishte aq shpërthyese sa e kam quajtur “Rilindje në Sheshin Skënderbej.  Ishte rilindje e qytetarëve. Në 12 dhjetor 1992 kam hapur ekspozitë  me ato foto. Ajo ishte  historia e shqiptärëve. ATSH ishte institucion politik dhe e  kishte të ndaluar ti fotografonte zhvillimet në Tiranë, ishte zëdhënëse e shtetit dhe e partisë. Morëm udhër që do të largoheshim nga puna nëse fotografonim. Unë nuk e zbatova por i fotografova të gjitha proceset demokratike”.

Sipas Xhengoz sinjalet se po ndodhte diçka e madhe u dhanë së pari kur nisën demostratat në Kavajë e më pas kulmuan me kërkesën e Ismail Kadare për strehim politik në Francë.

Ndërsa studiuesi Dorian Koçi rendit pikërisht votimin e veprës  së Kadaresë “ Koncert në fund të Dimrit” në vitin 1987 si një element emancipues që i parapriu trnazicionit pasi kjo vepër kishte qendruar shumë vite në sërtar.

 Por krejt ndryshe mendon piktori Helidon Haliti. “Unë kam qenë student dhe kam qenë në të gjitha segmentet pjesëzat e historisë nga refleksionet e Universitetit të Arteve ku padyshim unë mendoj se jemi të përdorur nga regji inteligjente” . Sipas Halitit artistët e para viteve 90-të ishin aq të privilegjuar sa nuk kishin arsye të ishin inisiatorë të demokracisë.

“Në vuajtje krijohen dhe vepra arti të mëdha. Kjo nuk ndodhi në soc-realizëm, nuk pati shpërthime. Nuk ka pasur piktorë që bënin gjëra kundër sistemit sic ndodhi me Gojën që punonte për mbretin por makthet e tij të ëndrrave i ktheu në art. Asnjë nuk ka guxuar në Shqipëri ta bëjë këtë.  Ndoshta në kufi të brezit mund të ketë disa punë të studentëve të cilët e ndjenë që sistemi po binte dhe e ndjenë që artisti flet edhe përmes artit. Por mbi 40 vjet janë mjaftuar me një sistem që kishte disa përfitime me leje krijuese, të drejtë ekspozimi, shkollimi. Por duhej të studionin ata që kishin biografi të mirë, prandaj rezistenca ishte më e voigël. Po të ishin më të hapur do të shpërthenin mendimet ndryshe”.

 “Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.”

#tirana  #youth  #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022  #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth  #NationalYouthCongress  #CityOfTirana

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.