Spitali në austri zbulon metodën më efektive për pacientët që kanë fobi gjilpërat
Jo shumë njerëz janë të tmerruar nga gjipërat, por për disa pacientë, nuk ka teknikë apo zbavitje që mund t’jua lehtësojë ankthin. Një spital australian ka publikuar një studim mbi një procedurë të re që ka korrur sukses të madh duke ndihmuar pacientët që kanë frikë gjilpërat.
Midis viteve 2012 dhe 2016, Spitali i Fëmijëve në Melburn eksperimentoi me dërgimin e oksidit të azotit tek pacientët me ankth dhe çrregullime zhvillimore, të cilët kërkonin një mënyrë për t’u qetësuar.
Trajtimi u përdor vetëm si metoda e fundit kur teknikat e shpërqendrimit dhe terapia e lojërave dështuan. Qasja e sugjeruar e azotit kishte një normë suksesi prej 95% dhe 5% e pacientëve që nuk qëndruan thjeshtë e refuzuan trajtimin me azot. Mosha mesatare e pacientëve që zgjodhën procedurën e azotit ishte 13 vjeç dhe 59% e tyre ishin diagnostikuar zyrtarisht si fobik ndaj gjilpërave.
Sonja Elia, bashkëautore e studimit dhe mjeke infermiere në departamentin e vaksinimit të spitalit, thotë se shpreson që azoti të zbatohet më gjerësisht për pacientët të cilët nuk mund të qetësohen, megjithatë, ajo theksoi se trajtimi duhet të përdoret vetëm kur të gjitha teknikat e tjera kanë dështuar.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
