Nis viti i ri shkollor, qindra fëmijë në bangat e shkollës
Ditën e sotme ka nisur sezoni i ri i vitit shkollor 2017-2018 për fëmijët në mbarë vendin.
11 shtatori është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë ata fëmijë të cilët kanë nisur një kapitull të ri të ri të jetës, që do t’ju shërbejë për vite me rradhë.
Shkollat, sot kanë hapur dyert për më shumë se 495 mijë nxënës në të gjithë vendin, ndërsa rreth 32858 fëmijë kanë shkelur për herë të parë në bangat e shkollës. Urojmë të jetë një vit sa më i mbarë në rrugën e dijes për të gjithë fëmijët në mbarë Shqipërinë.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
