Nga futbollist i Manchester United në ambientalist: Pse e lashë jetën luksoze
10/04/2018 Shpërndaje

Nga futbollist i Manchester United në ambientalist: Pse e lashë jetën luksoze

Richard Eckersley, së bashku me gruan e tij Nikola, drejton dyqanin e parë të dedikuar eleminimit të mbeturinave në Mbretërinë e Bashkuar. Para fillimit të biznesit ka luajtur futboll për Manchester United. Çfarë e ka bërë të marrë këtë kthesë ne karrierë?

Ky biznes ka për qëllim të popullarizojë eliminimin e mbeturinave nga jeta jonë. Një përjekje e sukseshme për promovimin e praktikave natyrore të qëndrueshme.

“Unë u rrita në botën e futbollit, ku të bërit para ishte prioritet. Por fillova të largohem nga ajo mënyrë e të menduarit; duke lexuar libra dhe duke parë dokumentarë që më  hapën sytë për problemin e asaj që ne i marrim tokës duke mos ia dhënë më mbrapsht”, thotë Richard.

“Në botën e futbollit, njerëzit janë shumë të shqetësuar për makinën që kanë dhe çfarë rrobash veshin, dhe nuk mund ti lënë pas dore. Përpjekja për t’i kthyer njerëzit në ambientalistë ishte një thirrje zgjimi: e dija se isha gati. Të gjithë më kanë mbështetur që kur ndryshova stil jetese, askush nuk tha një fjalë të keqe për karrierën time të re. Ishte një ndryshim i madh, por jam shumë i lumtur që e bëra këtë kthesë”, shtoi më tej ish-futbollisti.

“Po të më kishin thënë të largohesha nga futbolli kur isha 27 vjeç dhe të bëhesha tregtar, do të kisha thënë: për çfarë po flisni?”. Por tashmë shprehet se është i lumtur për zgjedhjen që ka bërë e cila është ushqyese për shpirtin mbi të gjitha.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.