Mjeku shqiptar lë Italinë për spitalin e Korçës
20/05/2018 Shpërndaje

Mjeku shqiptar lë Italinë për spitalin e Korçës

Mjekut kardiolog Martin Mano ka lënë Italinë për t’u kthyer në Shqipëri për të punuar në profesionin e tij në spitalin e Korçës. Mano ka mbaruar studimet e larta në Itali bashkë me specializimin në kardiologji dhe për rreth 2 vite ka punuar në Veneto. Pavarësisht se rrugët për të ushtruar profesionin atje i ka pasur të hapura, ai zgjodhi vendin e tij, për të qenë më afër familjes dhe për të kontribuar në vendlindje.

Tashmë mjeku kardiolog është punësuar në spitalin e Korçës . “Jam mjek kardiolog, mbarova studimet e larta ne Itali, aty bera specializim ne kardiologji ne Verona, nisa pune ne Veneto per rreth 2 vite. Ne janar lexova nje njoftim te MSH per vende vakante per mjeke ne spitalet rajonale me bonues dhe mendova te aplikoja se doja te punoja prane familjes dhe miqve. Tani jam ne fazen e ambientimit, por shpresoj te bej ndonje gje te mire per komunitetin tim dhe shendetesine”- tregon mjeku në videon e  publikuar nga kryeministri Edi Rama.

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.