Njihni njeriun që ka thyer 129 rekorde botërore të guinness në vetëm 4 vjet
Disa njerëz mund të ëndërrojnë të mbajnë të paktën një rekord në jetën e tyre, por ky burrë ka arritur të thyejë 129 rekorde në vetëm 4 vjet.
34-vjeçari David Rush harxhon pjesën më të madhe të kohës së lirë për të arritur rekorde nga më të jashtëzakonshmet deri tek më të çuditshmet.
Ai mban kurorën zyrtare Guinness për hedhjen më të largët. Gjithashtu mban rekordin për gjysmë maratonën më të shpejtë ndërsa e kalon, në dy orë, 13 minuta dhe 41.8 sekonda.
Rush është diplomuar në inxhinieri elektrike. Hobin e tij filloi ta ndjekë si një motiv për të përmirësuar aftësitë e tij.
Tani ai përdor vëmendjen e mediave dhe talentin për përcaktimin e rekordeve për të ndihmuar në promovimin e pasioneve të tij më akademike në STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë).
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
