Këngëtarja 13 vjeçare shqiptare këndon para 40 mijë të pranishmëve në Francë
16/09/2019 Shpërndaje

Këngëtarja 13 vjeçare shqiptare këndon para 40 mijë të pranishmëve në Francë

Erza Muqolli këngëtarja nga Kosova po vijon të korrë sukses në muzikë. Kënëgtarja e re Erza është emri premtues shqiptar që ka mahnitur Francën me zërin e saj të mrekullueshëm. Para pak javësh ka publikuar videoklipin e këngës “Je Chanterai”.

Vajza shqiptare e cila në Francë tanimë është ndër fëmijët që merr vëmendjen më të madhe të mediave dhe publikut me projektet e saj muzikore, ka qenë e pranishme në Radio Scoop Music Tour 2019.

Në këtë koncert të madh veror në Francë këtë vit është mirëpritur 13 vjeçarja dhe shumë artistë të njohur në Francë, si Bilal Hassani, Mika, Danke, Clara Luciani e artistë tjerë.

Erza gjithashtu ka lidhur kontratë me dy shtëpi muzikore në Francë dhe do të bashkëpunojë në këtë album me kompozitorin e njohur francez Vianney. I çertifikuar dy herë me albume platini, Vianney është një ndër këngëtarët dhe kompozitorët francezë që është vlerësuar me çmimet më të rëndësishme në Francë dhe jashtë saj.

Ajo ka kënduar para 40 mijë të pranishmëve në koncertin Radio Scoop Music Tour 2019, me këngën e saj “Je chanterai” dhe versionin e saj të “Back to black” nga Amy Winehouse.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.