Lapraka me bibliotekë të re
Një bibliotekë e re po rikonstruktohet në kryeqytet. Aktualisht po punohet për rikonstruksionin e plotë të Bibliotekës së Laprakës në njësinë 11.
Punonjësit e bashkisë po merren me rikonstruktimin total të saj duke bërë zëvendësimin nga e para të të gjithë infrastrukturës së godinës.
Këtu përfshihet suvaja, dyshemeja, nyja sanitare, si dhe vetratat e dyert të cilat janë vendosur të reja.
Kjo bibliotekë është e frekuentuar nga banorët dhe të rinjtë e zonës. Rikonstruktimi i saj do të sjellë kushte më të mira dhe dëshirë më të madhe për ta frekuentuar, nga banorët.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
