Ky është 7 vjeçari që reciton 2800 vargje të Fishtës
Është vetëm 7 vjeç, quhet Nikoll Prendi dhe reciton poezi me një interpretim fantastik. 7 vjeçari është bërë i njohur në rrjete sociale sepse është i aftë të recitojë 2800 vargje poezi të At Gjergj Fishtës pa u ndalur.
Jeton dhe ka lindur në Balldre i Lezhës. Së fundmi është bërë ‘hit’ në rrjetet sociale me videon teksa shfaqet duke recituar vargjet e Fishtës.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
