Pushtetari përballë kërkesave të qytetarëve në Krrabë
Njësia Administrative Krrabë e cila përbëhet nga 4 fshatra gjatë takimit të organizuar nga Infinit + në kuadër të forumeve “Pushtetari përballë Qytetarit”, u paraqitën probleme si mungesa e ambienteve kulturore dhe sportive për të rinjtë, papunësia, mungesë në infrastrukutrën parashkollore apo edhe në certifikatat e pronësisë për disa ndërtesa të ish-minierës që ka pasur Krraba.
Alfred Brahja, kryetar i kësaj njësie administrative u tregua i gatshëm t’u përgjigjet kërkesë e banorëve, si dhe u premtoi se do të ketë zgjidhje për disa prej tyre. Brahja gjithashtu evidentoi se shumë shpejt Krraba do të ketë investime në aspektin turistik, pasi kjo zonë njihet për atraksionin e “Syrit te Ciklopit”. Në videon e mëposhtme gjeni të pasqyruar një pjesë të diskutimeve të zhvilluara mes banorëve të zonës dhe administratorit Alfred Brahja gjatë forumit “Pushtetari përballë Qytetarit”.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
