Kush është blogerja që ka udhëtuar çdo cep të Shqipërisë…?
12/07/2022 Shpërndaje

Kush është blogerja që ka udhëtuar çdo cep të Shqipërisë…?

Udhëtimet i ka kthyer në mënyrë jetesë duke eksploruar një nga një bukuritë e vendit tonë. Blogerja e udhëtimeve Anxhi Celiku prej vitesh po i qëndron besnike udhëtimeve në Shqipëri dhe Kosovë, ku deri tani ka vizituar 90% të vëndeve. Mot me shi apo me diell për Anxhin është një aventure me vete, ku i pëlqen që cdo ditë ta marr si sfidë me veten në zbulimin e vendeve të panjohura. Stina e verës është koha idela për të ndërmarrë një udhëtim, ndërsa lexoni intervisten e Anxhit për pozitivi.org zgjidhni vendin ku do shkoni.  

Në cfarë moshe keni bërë udhëtimin e parë?

Udhëtimin e parë mund ta kem bërë kur kam qenë shumë e vogël me familjen ndërsa udhëtimin e parë në ngjitje malore e kam bërë kur isha 4 vjecr.

Cilat janë sfidat që ti je ndeshur gjatë udhëtimeve?

Nuk mund të them sfida por ka pasur ngjarje të ndryshme si të zhgënjehesh nga mikëpritja, nga akomodomi ose ndonjëhere dhe vetë moti dhe natyra kanë të papriturat e veta.

Cili është vendi që të pëlqen më shumë në Shqipëri?

Malësia e mbi Shkodrës mbetet zona ime e preferuar duke qenë se malet jane pasioni im.

Me cfarë udhëton zakonisht?

Udhëtimet e ndryshme i bëj me makine ose me bicikletë, varet nga destinacioni.

Cfarë ke zbuluar nga Shqipëria që do doje ta ndaja me lexuesit?

Që kemi vende shumë të bukura të cilat duhet ti ruajmë dhe të kujdesemi dhe këtë gjë ka 4 vite që e ndaj me ndjekësit e mi.

Cili është vendi që ti nuk kë udhëtuar akoma?

Ka plot vende jashtë Shqipërise dhe Kosovës sepse në këto dy shtete i kam prekur pothuajse 90% të vendeve.

Cili është profesioni yt?

Travel blogger me kohë të pjesëshme dhe konsulente shitjesh në sektorin automobilistik.

Cfarë nuk mungon asnjëherë në valixhen/canten e udhëtimit tënd?

Karikueset e telefonit dhe dronit, kremi diellit, ujë dhe një bluzë me mëngë të gjata.

#shqiperia ime #shqiperia qe duam #shqiperia #harta e Kosoves #moti ne kosove #harta e Shqiperise

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.