Kur rrjetet sociale bëhen zinxhir: Ndikimi i të rinjve në jetën virtuale dhe reale
19/05/2023 Shpërndaje

Kur rrjetet sociale bëhen zinxhir: Ndikimi i të rinjve në jetën virtuale dhe reale

Në kohën e sotme, rrjetet sociale janë pjesë e përditshmërisë sonë. Të rinjtë, sidomos, shpenzojnë shumë kohë në to, duke i përdorur për të shprehur mendimet e tyre, për të ndarë eksperiencat e tyre, por edhe për të promovuar veten.

Në një intervistë në IN Radio, studenti muzikan Orjaldi Debinja tregon se ai shpenzon shumë kohë në rrjete sociale për të ndihmuar në promovimin e vetes si muzikant dhe për të komunikuar me fansat e tij. Megjithatë, rrjetet sociale nuk janë vetëm për përdorim individual dhe qëndrimi online mund të tejkalojë 7 orë në ditë. Kjo kohë  gjithashtu përdoret si mënyrë e mirë marketingu dhe për të ndërtuar një imazh si këngëtar ose influencër. Megjithatë, përveç imazhit të ndërtuar, rrjetet sociale mund të krijojnë një ndikim negativ në jetën e të rinjve.

Shpesh herë, rrjetet sociale mund të shkaktojnë një ndarje nga realiteti, duke krijuar një alter ego të caktuar në këtë skenë virtuale. Kjo mund të çojë në një shtrembërim të realitetit dhe të tregojë vetëm një pjesë të ideale të jetës së tyre. Edhe pse rrjetet sociale u krijuan si një mënyrë profesionale për të ndërtuar kontakte, ato tashmë janë pjesë e përditshmërisë sonë dhe ndikojnë në formimin e personalitetit tonë.

Sipas Debinjës “të gjitha rrjetet sociale kanë një koncept të caktuar dhe një grupmoshë të caktuar që i përdor. TikTok, për shembull, është më shumë për grupmoshën më të re dhe më argëtuese, ndërsa Instagram është për grupmoshën më të pjekur dhe më shumë për biznes. Megjithatë, edhe pse rrjetet sociale janë pjesë e realitetit, shumë gjëra nuk i hedhim në Instagram dhe mund të bëjmë postime sikur jemi të lumtur ndërkohë që në realitet ndodh krejtësisht tjetër”.

Në fund të fundit, ndikimi i rrjeteve sociale varion nga personi në person, por është e rëndësishme që të rinjtë të jenë të vetëdijshëm për rrezikun e shtrembërimit të realitetit dhe të përdorin.

 “Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.”

#tirana  #youth  #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022  #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth  #NationalYouthCongress  #CityOfTirana

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.