Koreografi me origjinë shqiptare zgjidhet anëtar i Akademisë Franceze të Arteve të Bukura
26/04/2019 Shpërndaje

Koreografi me origjinë shqiptare zgjidhet anëtar i Akademisë Franceze të Arteve të Bukura

Koreografi me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj, i famshëm botërisht është zgjedhur anëtar i Akademisë Franceze të Arteve të Bukura. Seksioni i koreografisë së kësaj akademie përbëhet nga katër anëtarë, e një prej tyre tashmë do të jetë edhe koregrafi shqiptar.

Angjelini ka lindur në Francë nga prindër shqiptarë. Studimet i ka kryer në baletin klasik, ndërsa krijimtaria e tij e vlerësuar në skena botërore është e orientuar edhe drejt baletit modern. Sot Preljocaj numëron 50 pjesë koreografike të baletit klasik, nga solot, deri tek format më të mëdha.

Në ditët e sotme ai është titulluar mbreti i koreografisë botërore. Shtëpia e tij janë Balshoi Teatër- Moskë, La Scala-Milano, Opera Garnier-Paris, Opera gjermane e Berlinit, New York City Balet.

I ati dhe e ëma e cila quhej Lize në 1957 kur po arratiseshin nga Vermoshi, bashkë me to ishte dhe Angjelini, në barkun e nenes. Ai lindi dy javë më vonë në Paris.
Koreografi ka marrë të gjitha llojet e çmimeve që mund të ëndërrojë një artist. Franca i ka dhënë gjithçka, njeriut që nuk harron kurrë të thotë se është shqiptar. Së fundmi është bërë edhe pjesë e Akademisë Franceze të Arteve të Bukura.

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.