Miqtë e vjetër nxjerrin nga rruga burrin e pastrehë
Një burrë që kaloi më shumë se dy dekada në rrugë tani ka një vend për të jetuar falë disa miqve të vjetër nga shkolla e mesme.
Coy Featherston, 66 vjeç tha se u bë i pastrehë në vitet 90’ pas një sërë rrethanash fatkeqe në Atlanta. Me kalimin e kohës, Featherston u nis për në zonën e Austin, ku fjeti në hyrje të kishës Katolike të Shën Austin.
Këtu hyn Leea Mechling, një shoqe e vjetër e cila tha se e njihte nga shkolla e mesme.
Meçlingu njohu Featherston në një foto në një gazetë lokale.
“Unë pashë mikun tim dhe thjesht nuk mund ta lija atje”, i tha Mechling KVUE. Ajo shëtiste çdo ditë derisa më në fund e gjeti atë. “Ai ishte para kishës duke ushqyer pëllumbat”, tha Mechling.
Featherston tha që ai menjëherë e njohu shoqen e gjimnazit. Pas një përqafimi të ngrohtë Mechling e çoi Featherston në shtëpinë e saj, ndërsa lajmëroi dhe miqtë e vjetër. Sapo e morën vesh miqtë erdhën menjëherë me rroba të reja.
Një nga miqtë e vjetër, Don Vanderburg, po lejon Featherston të jetojë me të derisa të mund të marrë veten. Miqtë gjithashtu hapën një faqe GoFundMe e cila ka mbledhur mbi 18,000 dollarë.
“Deri para disa javësh ai po jetonte në rrugë në Austin si një person i pastrehë”, shkroi Patrick Judd në GoFundMe. “Ai nuk kishte ushqim, strehim, as miq, as shpresë dhe as dashuri”. Leea Meckling shkoi, e gjeti dhe i ofroi shtëpinë e saj për disa ditë. Shumë prej nesh diskutojnë se çfarë të bëjmë tjetër dhe më në fund menduam të fillojmë këtë fushatë GoFundMe për ta rikthyer përsëri në këmbë”.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.


