Pasi mposhti kancerin, i riu frymëzon ekipet e bejsbollit
24/04/2019 Shpërndaje

Pasi mposhti kancerin, i riu frymëzon ekipet e bejsbollit

Sportet mund t’u mësojnë fëmijëve disa aftësi të vlefshme, por asnjë nuk është më e rëndësishme sesa mënyra si ata e trajtojnë njëri-tjetrin.
Një leksion jete ka prekur shumë fëmijë, trajnerë dhe prindër në dy ekipet e Hjustonit që ishin kundërshtarë gjatë një turneu të fundit të bejsbollit.
Përkundër humbjes së këtij turneu, Bayfuta Misfits doli kampion falë mirësisë së rivalëve të tyre.

Për shembull, ekipi Misfits e di që praktika të bën të përsosur. Me çdo ritëm, goditje ose kapje ekipi po bëhet më mirë. Ryan Irwin ka fituar vendin e tij në ekipin konkurrues edhe pse është i ri në lojë. “Më pëlqen vetëm sepse është argëtuese”, tha Ryan. “E gjitha ka të bëjë me të bërit gallatë. Vrapim. Është stërvitje. Është mirë për trupin tuaj”.

Megjithatë, Ryan nuk ka qenë gjithmonë në gjendje të luajë. Ai më në fund u pastrua vitin e kaluar pasi u ndesh me leuçemi që nga viti 2011. “Isha i lumtur dhe më në fund isha në gjendje të argëtohem”, tha Ryan.
Menaxheri Joseph Franco e quan fuqinë e tij si jashte dhe brenda fushës frymëzuese. “Duke parë situatën në të cilën ka kaluar, tregon se ai është një person shumë i fortë brenda. Ai ka kaluar shumë. Ai e di se çfarë duhet për të luftuar”, tha Franco.

Kjo luftë kapi vëmendjen e ekipit Katy TWELVE që mundi Misfits fundjavën e kaluar gjatë një turneu. Ata dëgjuan për historinë e Ryan dhe ia dhanë fitoren e turneut Ryan dhe shokëve të tij. TWELVE i dha ekipit unazat fituese dhe Ryan rripin e kampionatit. Mënyra si ata vepruan dhe fakti që e bënë këtë vetëm për Rayan, tregon sa njerëz të mirë ka ende në këtë botë.

Ky është një mësim i mirë që na tregon se se në jetë ka rëndësi si sillemi dhe i bëjmë të tjerët të ndihen jo nëse humbasim apo fitojmë. Ryan është teper i lumtur me sjelljen e tyre si dhe per faktin që ka fituar shansin të luajë në ndeshje. “Ndoshta gjëja kryesore për të cilën mendoj është të argëtohem në një lojë. Mos u shqetësoni për humbjen. Është gjithçka rreth të bërit qejf”, tha Ryan.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.