Ka vuajtur nga varfëria, boksieri ndërton 1000 shtëpi për njerëzit në nevojë në Filipine
Manny Pacquiao kampioni i botës në boks Manny ka ndërtuar rreth 1000 shtëpi për njerëzit e pastrehë dhe të varfër në Filipinë.
Historia e tij është e njëjtë me familjet në nevojë që ai ka ndihmuar dhe kjo ka qenë një arsye që e ka shtyrë t’u ndërtojë atyre shtëpitë.
Vetë Pacquiao është rritur mes varfërisë ekstreme, ka pranuar se gjatë fëmijërisë ka fjetur edhe në kuti kartoni. Ka fjetur në rrugë. Ka kaluar sfida të mëdha për shkak të varfërisë por e ëma e tij e ka mësuar rregullat e humanizmit.
Mamaja e tij ka qenë besimtare e krishterë. Ajo e mësoi boksierin të respektojë dhe të udhëhiqet nga rregullat fetare. Dëshira e saj ishte që ai të bëhej prift e të ndihmonte njerezit.
Ndërkaq Manny Pacquiao mendonte se që të nxirrte të ëmën nga varfëria duhej një tjetër profesion. Prandaj i’u fut rrugës së boksit, e cila i rezultoi mjaft e suksesshme duke qënë se ai është shpallur kampion bote.
Me këtë sukses ai jo vetëm që ka dalë nga varfëria pork a vendosur të ndihmojë dhe familje që janë në të njëjtën gjedje siç ishte ai shumë vite më parë. Kështu ai ka vendosur që të ndërtojë shtëpi për të pastrehët dhe të varfërit. Ai ka shpenzuar rreth 50 milionë dollarë në ndërtimin e një kompleksi të përbërë nga 1000 vila, në vitin 2016.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
