Infinit plus zhvillon sesionin e dytë informues me temë “Procesi i Integrimit në BE”
“Procesi i Integrimit në BE”, është tema e sesionit të dytë informues që Infinit+ në bashkëpunim me Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore, zhvillojnë me të rinjtë në Tiranë, në kuadër të projektit “Explorim drejt BE-së për t’u përgatitur më mirë për rrugëtimin tonë-10 pyetje/përgjigje”, i cili mbështetet nga Bashkimi Evropian.
Takimi i rradhës u zhvillua me nxënësit e Institutit “Harry Fultz”, në Tiranë, me datë 21 Shkurt 2019. Gjatë këtij sesioni ndër të tjera u diskutua rreth procesit të integrimit dhe negociatave në të cilin vendi ynë po kalon, si dhe aktivizmit të të rinjve për të marrë pjesë në këtë proces.
Sesioni që zgjati për rreth dy orë me të rinjtë, përmes ekspertëve që ishin të ftuar, solli informacione të detajuara për kuptimin e përgjithshëm të politikave, programeve dhe veprimtarisë të BE-së; për procesin e integrimit në vendin tone dhe sfidat aktuale prej të cilave varet integrimi i vendit tonë dhe aprovimi nga vendet europiane, për të hapur negociatat në qershor të këtij viti.
Përfaqësuesit e projektit nga të dy organizata prezantuan përpara nxënësve qëllimin e këtij projekti, që synon të kontribuojë në përgatitje më të mirë të të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë rreth procesit të integrimit në BE, dhe si do të arrihet ky objektiv përmes aktiviteteve që janë planifikuar të zhvillohen. Çfarë duhet të dimë për projektin dhe BE
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.





