Eksperti i ekonomisë, Igli Tole: Bastet online sjellin një fuqizim të botës së krimit
07/10/2022 Shpërndaje

Eksperti i ekonomisë, Igli Tole: Bastet online sjellin një fuqizim të botës së krimit

Bastet do të rikthehen? Është ky një lajm i cili mesa duket është shtruar sërish në tryezën e diskutimit edhe pse tashmë kanë kaluar 4 vite që nga momenti që pikat e basteve janë mbyllur ligjërisht në të gjithë vendin.

Lojrat e fatit, bastet

Edhe pse zyrtarisht asnjë qytetar nuk e ka të drejtën për të luajtur, eksperti i ekonomisë, Igli Tole pohon se në mënyrë të jashtëligjshme, bastet kanë funksionuar. Por çfarë ka sjellë kjo gjë në ekonominë e vendit?

Sipas Tolës mbyllja e basteve online nuk ka sjellë efektet e dëshirueshme që priteshin, por vetëm ka përqëndruar qarkullimin e parave në duart e disa personave.

Ndërkaq, Tola shtoi se krahas basteve, kazinotë janë ende të ligjshme në vendin tonë dhe kush ka mundësi të luajë në to, e ka të mundur që të gjenerojë shuma të mëdha parash, pa pasur nevojë ti justifikojë ato.

Është për tu theksuar fakti se pavarësisht se vite më parë kazinotë ishin më të shumta në numër, ndërsa tani ato numërohen vetëm me gishtat e njërës dorë, të dhënat tregojnë se pas tyre fshihen po të njëjtat fytyra.

Tani pritet vendimi që do të merret për lojrat e fatit.

#livesscores #edirama #futboll24.com #bet365 #account #sport #janar #lek #baste #basteonline #iglitole

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.