Humbi bashkëshortin nga tërmeti, Klotilda Greku dhe e bija bëhen me shtëpi të re
16/12/2019 Shpërndaje

Humbi bashkëshortin nga tërmeti, Klotilda Greku dhe e bija bëhen me shtëpi të re

Klotilda Greku e cila ka humbur bashkëshortin e saj Sajmir Greku së bashku me dy prindërit e tij gjatë tërmetit të 26 nëntorit, është bërë me shtëpi të re. Kjo fatkeqësi e shkaktuar nga tërmeti 6.4 ballë e cila solli shumë viktima, përveccse i mori Klotildës njeriun më të dashur e la atë pa banesë së bashku me vajzën e vogël.

Nënë dhe bijë janë bërë me apartamnt të ri në kryeqytet, ku dhe janë vizituar nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Apartamenti është i kompletuar sakaq ajo ka marrë mbështetje, për t’i lidhur vajzës një pension të posaçëm për shkollim.

Gjatë vizitës në apartamentin e saj Rama dhe Veliaj i kanë ofruar mbështetje të pakushtëzuar për gjithçka që ka nevojë.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm?????Tiranë, Shkozë – Në shtëpinë e re të familjes Greku?, ku pas humbjes së pazëvendësueshme të Saimirit?, Klodilda e Klejsa me besim e kurajo dhe me mbështetjen tonë të pakursyer do të vazhdojnë sëbashku rrugën e jetës, duke e kujtuar gjithnjë babain e bashkëshortin që humbën në tragjedinë e 26 nëntorit?https://e-albania.al/dhuro/

Posted by Edi Rama on Saturday, December 14, 2019

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.