Në emër të solidaritetit, Korça bashkohet për të shpëtuar 19-vjeçaren
Nuk e dimë kush frymëzon e prek më shumë në këtë histori. Vajza 19 vjeçare, prindërit e saj, apo ata që janë ofruar ta ndihmojnë.
Dardë Dhimo, një adoleshente 19-vjeçare nga Korça, është një shembull frymëzues për të gjithë ne rreth mënyrës se si duhet të duam dhe të vlerësojmë jetën. E rritur në një familje besimtare Darda është nisur të dhurojë gjak si kontribuese vullnetare.
Por pasi kanë bërë analizat mjekët i kanë dhënë lajmin që do i trondisë jetën se Darda vuante nga leuçemia, një sëmundje e rëndë, por ajo nuk ka humbur shpresën dhe guximin për të përballuar sfidën. Familja e saj e besuimtare është ka përqendruar energjinë te besimi dhe lutjet në zot për shërimin e Dardës.
Darda u dërgua në Selanik për trajtim, dhe ky udhëtim i saj është mundësuar përmes ndihmës së organizatave fetare. Por, reagimi i qytetarëve të Korçës është vërtet prekës. Ata janë bashkuar në një mënyrë të jashtëzakonshme për të mbështetur Dardën. Më tepër se një thjesht ndihmë ekonomike, ata kanë treguar një solidaritet të vërtetë dhe një dashuri të paçmueshme për vajzën e tyre të vogël.
Margareta dhe Petriku, prindërit e Dardës, janë prindër të fortë që vazhdojnë të buzëqeshin dhe të ushqejnë shpresë.
“Askush s’lufton i vetëm” – ky ishte mesazhi që dhjetëra qytetarë korçarë dërguan duke pedaluar në mbështetje të Dardës dhe duke grumbulluar fonde për trajtimin e saj.
Nëse dëshironi të kontribuoni për trajtimin e Dardës, mund ta bëni këtë në llogarinë bankare të ngritur nga familja e saj në këtë link.
Le të bashkohemi dhe tregojmë se dashuria dhe solidariteti kanë fuqi të mrekullueshme për të ndihmuar ata që sot duhet të jetojnë.
© 2023, Pozitivi. All rights reserved.
