Moti/ “Shkrihet” Antarktida: Regjistrohen temperatura rekord prej minus 11 gradë
25/03/2022 Shpërndaje

Moti/ “Shkrihet” Antarktida: Regjistrohen temperatura rekord prej minus 11 gradë

Të gjithë e dimë se një nga problemet më shqetësuese dhe më të diskutuara sot, për vetë faktin se cenon në mënyrë direkte në shumë aspekte jetën në tokë, janë ndryshimet klimatike.

Vala e të nxehtit të Antarktidës lindore vjen kur akullnaja ka arritur zonën më  të vogël të regjistruar nga fillimi i matjeve satelitare në 1979-ën në më pak se 2 milion kilometra katrorë në fund të muajit shkurt.

Minus 11 gradë celsius është temperatura rekord e shënuar në Antarktidë. Dhe pse nuk mund të lidhet drejt për së drejti me ndryshimet klimatike, fenomeni paralajmëron një shtim dhe intensifikim të valëve të të nxehtit.

Antarktida lindore ka regjistruar ditët e fundit temperatura shumë të lart deri në 30 gradë më shumë se normalja. Baza e kërkimit franko-italian Konkordia e vendosur në një lartësi prej më shumë se 3 mijë metrash, regjistroi një temperaturë prek minus 11.5 gradë të premten, një rekord absolut  duke kaluar dhe 13.7 gradë të dhjetorit 2016.

Meqenëse nuk është e mundur që në momentin e saktë kur verifikohet një ngjarje, ta lidhësh me ndryshimet klimatike, një nga shenjat më të dukshme të ngrohjes globale është shtimi dhe intensifikimi i valëve të të nxehtit.

Polet po ngrohen dhe më shpejt se sa mesatarja e planetit, që ka regjistruar mesatarisht rreth plus 1.1 gradë që nga periudha para industriale. Vala e të nxehtit të Antarktidës lindore vjen kur akullnaja ka arritur zonën më  të vogël të regjistruar nga fillimi i matjeve satelitore në 1979-ën në më pak se 2 milion kilometra katrorë në fund të muajit shkurt, sipas qendrës amerikane të kërkimeve Qendra e të dhënave të akullnajave.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.