Shoferja surprizon punonjësen e ushqimit të shpejtë me një fustan të ri dhe një kartë dhurate
26/08/2019 Shpërndaje

Shoferja surprizon punonjësen e ushqimit të shpejtë me një fustan të ri dhe një kartë dhurate

Një shofere në Buffalo ndihmoi një punonjëse të ushqimit të shpejtë, e cila kishte qenë pasagjere në makinën e saj, pasi mësoi se ishte duke pritur deri për Krishtlindje për të blerë rroba të reja.

Lamiyah Jabbar zgjodhi të ndihmojë Diane në fillim të këtij muaji pasi mësoi për betejat financiare të gruas dhe pastaj vendosi ta surprizojë me një dhruatë.

“Gjatë gjithë udhëtimit, ajo po fliste se si kujdeset për nipërit e saj dhe për faktin që nuk ka pasur para për të blerë për vete asgjë në kaq kohë dhe ajo në të vërtetë do të presë deri në Krishtlindje”, tha Lamiyah. Kështu, ajo shkoi në Old Navy për t’i blerë Diane një fustan dhe gjithashtu një kartë Visa dhuratë me 50 $.

“Kjo më erdhi në mendje nga momenti që ajo doli nga makina, kështu që unë duhej të kontribuoja a mund ta imagjinoni duke pritur deri në Krishtlindje vetëm për të marrë një mantel, këpucë shtëpie dhe një veshje për kishë, ne kemi tendencë t’i marrim gjërat si të mira, por pse të mos ndihmoni dikë tjetër nëse mundeni”, ka shkruar Lamiyah në Instagram.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.