Jeta e doktorit shqiptar në SHBA mes mjekësisë, muzikës dhe humorit
Mario Ademaj, mjeku shqiptar që profesionin e tij e ushtron në SHBA. Gjithmonë në shërbim të pacientëve jo vetëm në shtetin ku ai jeton por ka gjetur mënyrën për tu rikthyer dhe në Shqipëri për ti shërbyer vendit të lindjes. Emri i tij u bë shumë i njohur në periudhën më të vështirë, atë pandemike, në videot e tij me informacion për cdo individ. Ndërsa prej kohësh e shohim në rrjetet sociale me videot gazmore ndërthurur kështu disi me zakonet shqiptare. Doktor Mario Ademaj ndan me pozitivi.org lajmet për karrierën profesionale, artistike, por dhe për statusin si baba.
Dr Mario ju keni vite në SHBA, si kanë qënë fillimet e tua në një vend të huaj?
Unë kur kam qënë 8 vjeç kur kam ardhur në SHBA me familjen time. Kemi fituar llotarinë dhe më pas u vendosëm në Çikago. Ka qënë një periudhë e vështirë në fillim por më pas u ambjentuam, mësuam gjuhën. Të them të drejtën kujtimet e mija të kësaj periudhe kanë qënë nga më të mirat të jetës time. Përpiqeshim të shpenzonim kohë më familjen. Prindërit kanë bërë sakrificë të madhe për të më realizuar ëndërrat e mija në rrugët e suksesit tim, sidomos me shkollën. Tani kemi shumë shqiptarë rreth vendit ku jetojmë. Jam ndjerë gjithmonë sikur kam qënë në shtëpinë tonë. Komuniteti shqiptar që është këtu na bën të ruajmë traditat, kulturën.
Profesioni juaj është doctor, por ju keni pasion muzikën, deri tani keni sjell disa klipe muzikore në treg, si është jeta mes muzikës dhe mjekësisë?
Muzikën dhe mjekësinë gjithmonë i kam pasur shumë dëshirë në jetën time. Muzika është një metodë e shkëlqyer për të shprehur vetveten. Muzika është edhe art edhe shkencë. Gjithashtu sic mjekësia shkencë dhe art. Për mua gjithmonë ka qënë një pasion. Kështu me jep mundësinë për tu lidhur me publikun shqiptar, pasi mund ta shpreh vetveten. Unë para një viti publikova këngë e parë shqiptare me arkiva shqip që quhet “Hajde ti moj nuse”. Dhe një lajm të shkëlqyer në këto moment tani po bëj një bashkëpunim me një këngëtar shqiptar që besoj do jetë një super projekt dhe mezi pres ta shpërndajë me ju.
Mario ti ke një familje shumë të bukur, je babai i dy fëmijëve, si ka ndryshuar jeta jote pas statusit të ri si baba?
-Nga çdo gjë që kam bërë në jeten time krenaria ime më e madhe është fakti që jam baba. Dy engjëj të shkëlqyer. Një djalë dhe një vajzë. Për mua ata janë gjithçka. Jeta ime ka ndryshuar shumë pasi u bëra baba, më përpara mund të më stresonte diçka, tani kur nuk shkon ashtu sic dëshiroj unë nuk e ndjej më stresin. Vetëm mendoj për fëmijët, për nusen time, për familjen time. Sa të kemi shëndetin çdo gjë është gëzim. Gjithmonë kur flas për fëmijët ashtu sikurse shumë prindër buzëqesh dhe ndihem shumë i gëzuar. Më kujtohet një thënie e Nënë Tërezës që: “Nëse dëshiron të ndryshosh botën, shko në shtëpi dhe duaj familjen tënde!”
Shpeshherë familjet shqiptare zgjedhin tu mësojnë fëmijëve të tyre gjuhën e vendit ku jetojnë, çfarë gjuhe flitet në shtëpinë tuaj, keni dëshirë për ti mësuar të flasin shqip?
Patjetër që fëmijëve do përpiqemi tu mësojmë shqip. Ne këtu në shtëpi mundohemi të flasim shqip me njëri tjetrin, me nusen po ashtu me familjen time. Asnjëherë nuk dua që fëmijët e mi të harrojnë rrënjët tona sepse ato na bëjnë si popull shumë të veçantë dhe na japin një dëshirë për ta jetuar jetën. Pasi në çdo vend që kam udhëtuar në botë për mua nuk ka si kultura shqiptare.
Mario ju jeni një person që në rrjetet sociale keni fituar shumë ndjekës duke qënë realizoni video funny/gazmore, si ju ka lindur ideja për të bërë video të tilla?
Në fakt rritja e ndjekësve të mi ka ndodhur natyralisht. Kontenti që krijoj unë është një përzierje mes këshillave për shëndetin edhe videove humoristike, sidomos ato që komentojmë për kulturën dhe traditat tona shqiptare. Për mua të bësh një individë për të qeshur është një trajtim me vetveten. Mundohem të bëj njërëzit të kënaqen, qoftë virtualisht ose në realitet . Gjithmonë dua që ata të ndjehen pak më mirë pasi ata të jenë takuar me mua.
Si i kanë pritur ndjekësit videot gazmore?
Me aq sa shikojë unë nga komentet dhe nga feedback-u ju pëlqejnë shumë dhe më shkruajnë shumë shpesh se sa i kanë ndihmuar që këto video humori të harrojnë mbas disi lodhjen e ditës. Kjo më bën të ndihem shumë mirë. Do vazhdoj të krijoj video gazmore për ta bërë ditën kështu më të lehtë, duke qenë se shpesh bombardohemi me lajme të trishtueshme. Kështu që uroj që me profilin tim tju lë njérëzve një shije më të mirë.
Dr Mario prej vitesh jeni mjek në një spital në Chicago, ku jeni përballur me një periudhë të vështirë siç ishte pandemia si e kujton atë situatë?
Për të gjithë ne si mjekë ka qënë një periudhë shumë e vështirë por diçka që ndihem krenar për aksionin që kemi marrë sidomos në klinikën tonë. Unë specifiksht tek klinika ime kisha përgjegjësinë për të edukuar mjekët për covid 19. Më e vështira ishte fillimi se çdo gjë ishte e re por nga njëra anë më ndihmoi për të edukuar dhe publikun shqiptar, sepse kisha dhe detyrim në ato kohë të vështira për të ditur infromacionet më të fundit për simptomat trajtimet.
Jeni rikthyer në Shqipëri me një projekt të ri, për çfarë bëhët fjalë konkretisht?
Këto 5 vitet e fundit jemi rikthyer në Kosovë dhe Shqipëri për të krijuar klinika falas. Krijova organizatën disa vite më parë kur isha student për mjekësi. Mblodha një grup me mjekë dhe erdhëm në Shqipëri për të realizuar vizita falas me sherbime, trajtime, ilaçe falas, çdo gjë për njerëzit. Kemi vazhduar vit pas viti, tentojmë të rikthehemi në Ballkan në vendet që ka nevojë. Kemi qënë në Prishtinë, kemi qenë në Tiranë, Pogradec, Shkodër dhe do vazhdojmë vizitat falas sepse ka mungesë shërbimi shëndetësor në Shqipëri, ashtu siç ka dhe këtu në Amerikë. Por në Shqipëri dua të jap kontributin tim për njerëzit në nevojë. Babi ma ka lënë mua si këshillë, para se sëmundja e kancerit ti merrte jetën që gjithmonë njerëzit në nevojë ti ndihmojmë.
#shkarko muzik #muzik shqip #muzik #shkarko muzik shqip #nene tereza #tirana #prishtina #shqiperia ime #shqiperia qe duam #shqiperia
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
