Gruaja ribashkohet me nënën e saj 54 vjet më vonë
09/09/2019 Shpërndaje

Gruaja ribashkohet me nënën e saj 54 vjet më vonë

Për dekada të tëra, Laurie Joncas pyeste veten se si dukej nëna e saj biologjike, nëse kishin të njëjtët sy e buzëqeshje?

“Kam pasur një familje të shkëlqyeshme, kështu që jam mirënjohëse për këtë, prandaj po pyesja veten: A dukem si ajo?”, tha 54 vjeçarja Joncas, për InsideEdition.com. “Doja të kuptoja se çfarë nacionaliteti isha”.

Joncas u birësua vetëm pesë ditë pasi kishte lindur në Spitalin Allegheny në Pittsburgh në Shtator 1965. Prindërit e saj birësues kishin humbur djalin e tyre biologjik, vetëm disa ditë pasi ai u lind, dhe një anëtar i kishës së tyre u kishte thënë atyre për birësimin e saj.

Pas një birësimi të mbyllur, Joncas u rrit në shtëpinë e tyre e lumtur dhe e dashur. Por ajo gjithmonë pyeste veten se ku mund të jetë nëna e saj biologjike.

Ajo tha se u shkruajti gjyqtarëve dhe madje e thirri avokatin që kishte trajtuar birësimin e saj, por Joncas nuk pati fatin të gjente ndonjë informacion në lidhje me nënën e saj biologjike.

“Askush nuk do të më ndihmonte, kështu që arrita në një pikë në jetën time ku do të më duhej ta pranoja që ndoshta nuk do ta takoja kurrë atë”, tha Joncas.

Vajza as nuk e dinte që nëna e saj, Ann Blodgett, ishte gjithashtu në kërkim të saj.

“E kisha kërkuar atë gjithmonë, por ishte një birësim i mbyllur, kështu që kurrë nuk isha në gjendje të merrja ndonjë informacion”, tha Blodgett, 73 vjeç. “Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, unë pata kancerin e gjirit dhe mendova se ishte e rëndësishme që ajo ti kishte këto informacione, dhe mua më thanë akoma jo”.

Blodgett ishte e re dhe e pamartuar kur mbeti shtatzënë me Laurie prandaj zgjodhi që ta dërgojë për birësim.

Joncas, tani që jeton në Milëaukee, nuk kishte hequr dorë nga gjetja e nënës, kur vëllai i saj mori një pajisje për testimin e ADN-së për Krishtlindje në vitin 2016. Nëpërmjet sajtit, ajo u befasua kur gjeti kushëririn e parë. Ajo u lidh me mbesën e nënës së saj biologjike.

“Mbesa më dërgoi me email dhe tha:”Unë kam një hallë që pati një fëmijë në vitin 1965 dhe duhej ta jepte fëmijën dhe ne mendojmë se ti je ajo vajzë”, tha Joncas. “Unë e humba, isha duke bërtitur, a mund ta imagjinoni? Ishte çmenduri! Unë thjesht qava, qava, qava dhe e thirra për herë të parë në Ditën e Nënës”.

Pasi foli me telefon përgjatë pranverës së vitit 2017, nëna dhe vajza vendosën të takoheshin ballë për ballë në plazhin pranë shtëpisë së Blodgett në Conëay, Karolina e Jugut. Familja filmoi ribashkimin e tyre emocional, të cilin kohët e fundit vendosën ta ndajnë në mediat sociale.

Tani që kanë gjetur njëra-tjetrën, të dyja flasin me telefon ose me tekst çdo ditë dhe shihen personalisht aq sa munden.

“Kjo ka ndryshuar jetën time. Shumë miq më kanë thënë se kurrë nuk më kanë parë të buzëqeshja aq sa tani”, tha Blodgett. “Ne po mundohemi të fitojmë kohën e humbur.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.