Familja shqiptare i shpëton dëbimit, si ua rrëmbyen zemrat gjermanëve
10/11/2017 Shpërndaje

Familja shqiptare i shpëton dëbimit, si ua rrëmbyen zemrat gjermanëve

Një familje shqiptare si shumë të tjera ka emigruar drejt Gjermanisë për të ndërtuar një jetë të re.  Xhezo Ajazaj, 31 vjeçari shqiptar ka 3 vite që jeton në Gjermani me vajzat dhe bashkëshorten, dhe është përshtatur mjaft mirë. Pavarësisht kësaj familja e Ajazajt ndodhej para dëbimit, por reagimet bënë që senatori i Berlinit të ndryshojë mendje, dhe pritet ta marrë sërish në shqyrtim çështjen.

Rasti i familjes shqiptare ka prekur zemrat e qytetarëve të Berlinit, të cilët reaguan kundër dëbimit të 31 vjeçarit dhe familjes së tij. I pari që ka dalë kundër dëbimit të Xhezos ka qenë vetë pronari ku ai punonte. Tani ai punon me kontratë të plotë tek një firmë gjermane duke shtruar pllaka. E la Shqipërinë para 3 viteshm sepse siç shprehet 31 vjeçari “nuk kishin asgjë”. U nis për një jetë më të mirë në Gjermani, ia doli por rreziku të kthehet në Shqipëri e t’ja nisë nga zeroja egziston ende. Shqiptari falë punës së palodhshme ka mundur të ketë një kontratë të pakufizuar, pasi siç thotë pronari ai shtron tri banjo brenda një orari pune. “Ai është punëtori ynë më i mirë”, thotë shefi i tij, Martin Habeland.

Ajazaj, së bashku me të shoqen, Artiolën dhe tri vajzat e vogla, 8 vjeçe, 4 vjeçe dhe 8 muajshe duhet të kthehet nga ka ardhur, në Shqipëri, megjithatë ka ende shpresë pasi rasti i tyre do shqyrtohet sërish. Xhezoja ka një punë të rregullt, Artiola dëshiron të ndjekë një kualifikim profesional ndërsa fëmijët shkojnë në shkollë apo kopësht. Një familje shembullore që mesa duket ka ngulur rrënjë në Berlin. Ata kanë hyrë në zemrat e të gjithë vendasve të cilët nuk e kuptojnë pse duhet të dëbohet familja e tij. “Ne në punishte nuk arrijmë të kuptojmë sesi mund të ndodhë kjo. Xhezo është një koleg i jashtëzakonshën, gjithmonë i zellshën dhe i përpikët. Përse vallë të dëbohet pikërisht ai dhe jo ata të huaj që janë ndeshur me ligjin”, thotë Habeland.

“Pllakashtruesi më i mirë”, titulli që ka marrë. Sido që të shkojnë gjërat ata ia kanë dalë të përfaqësojnë shembullin e mirë të familjes shqiptare, duke bërë krenar veten dhe vendin tonë, Shqipërinë.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.