Ervis Bici, “Mbreti i Triestes” shpallet kampion në Muay Thai: Suksesin ia dedikon djalit pa këmbë
Shqiptari Ervis Bici sot 36 vjeç, është kampion i Italisë në Muay Thai për peshën 75 kilogram në federatën Top Combact Federation e njohur në të gjithë Europën. Ai ka lindur në Armathë të Durrësit por jeton dhe punon me familjen në Breshia të Italisë. Pasioni dhe puna që ka për sportin e ka bërë triumfues në sportin tajlandez të “Muay Thai” të peshave 75 kg.
Muay Thai është një sport mjaft i përhapur në Azi dhe sidomos në Tailandë. Pak ditë më parë Bici u ndesh në titullin kampion me italianin Giuseppe Giacomazzo, ky i fundit në rolin e sfidantit. Gara e zhvilluar në Trieste bëri që shqiptari të ngrejë lart flamurin kuqezi. . Ky sukses për Ervisin ka bërë që mediet fqinje ta quajnë “Mbret i Triestes”.
Një sukses i pazakontë nga emigrant tani ka rritur të bëhet kampion, e kjo falë punës dhe pasionit që ka për sportin. Ai ka një karrierë 2 vjeçare ku ka zhvilluar gjithsej 10 ndeshje, dhe në të gjitha ka triumfuar. Mjaft prekës ka qenë dedikimi që sportisti shqiptar ka bërë pas fitores. Bici është shprehur se këtë triumf ia dedikon një djali në Trieste i cili nuk mundet të ecë, të lëvizë apo të vrapojë me këmbët e tij për shkak të një aksidenti që ka pësuar.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.



