Djali autik filloi klasën e 8, s’do ta besoni çfarë bëjnë shokët e Ertit çdo ditë
11/09/2017 Shpërndaje

Djali autik filloi klasën e 8, s’do ta besoni çfarë bëjnë shokët e Ertit çdo ditë

Erti Jeshili, 13 vjeçari nga Kavaja që jeton në Tiranë prej disa vitesh, mezi e ka pritur ditën e parë të shkollës.  13 vjeçari ka lindur me autizëm të lehtë, por studjon në një shkollë publike njësoj si të gjithë fëmijët e tjerë, shkruan pozitivi.org.

Sot, mëngjesi i datës 11 shtator 2017, e ka gjetur të parin tek dera e shkollës 28 Nëntori në Tiranë duke pritur shokët e klasës. Në të gjithë vendin qindra nxënës kanë qenë tepër të entuziazmuar, me lule të në duar, të shoqëruar nga prindërit… Ndjenjë më e veçantë ka qenë për ata që kanë shkelur për herë të parë në bangat e shkollës. Sytë e tyre kanë shkëlqyer nga emocioni, kështu ka ndodhur dhe me Ertin, i cili pavarësisht se nuk është në klasë të parë, çdo fillim viti ndihet si i tillë.

Që në klasë të parë Erti ka studjuar tek shkolla 28 nëntori në Tiranë. Sot ka nisur ditën e parë të klasës së 8. Të gjithë ndiheshin të emocionuar, por Erti më shumë se të gjithë, sepse prej vitesh ka qenë në të njëjtën klasë, e cila sot është e 8a, e me të njëjtët shokë… Kështu rrëfen Seferi për pozitivi.org i cili është shoku më i ngushtë i Ertit.

Klasa e 8a ka 31 nxënës të cilët janë tepër të rëndësishëm për njëri-tjetrin pasi kalojnë së bashku një pjesë të mirë të ditës. Njësoj si Seferi miku i  tij më i mirë, të gjithë shokët e tjerë të klasës si Arbri, Rivelino, Blearti, Klajdi, Denisi zënë një vend të rëndësishëm në ditën e Ertit. Prej 8 vietesh kanë qenë të njëjtët shokë dhe në të njëjtën klasë, si një familje e dytë. Erti është një fëmijë autik, vuan nga autozmi i lehtë, ç’ka do të thotë që nuk reagon keq ndaj tjerëve.

Është tepër miqësor, përpiqet të bëjë ç’do detyrë që i jep mësuese Diana, kujdestarja e klasës së 8a. Ndonjëherë Erti thotë gjëra që nuk i mendon me miqtë e klasës, por ata tashmë janë mësuar dhe dinë si të sillen me të. Një gjest që është vërtet për t’u adhuruar nga këta fëmijë që janë vetëm 13 vjeç është përkujdesi që kanë për shokun e tyre Ertin gjatë gjithë vitit shkollor, shkruan pozitivi.org. 13 djemtë e klasës kujdesen për Ertin çdo ditë të javës, secili me rradhë sipas emrave të renditur në regjistër.

Mësuesja kujdestare e Ertit dhe klasës së 8a, prej 2 vitesh , ka vendosur një rregull me dëshirën e vetë nxënësve. Klasa është mjaft mirëkuptuese ndaj Ertit, saqë secili nga shokët ka pranuar propozimin e zyshë Dianës që të kujdeset për Ertin në ditën e javës që do t’i bjerë rradha sipas regjistrit, tha për pozitivi Seferi, shoku i Ertit. Sot, dita e parë në këtë klasë kaloi e zhurmshme, të gjithë pasi u përqafuan në oborrin e shkollës, u ulën në banga dhe nuk pushuan së treguari si i kaluan psuhimet verore. Kështu tregon Elma një tjetër nxënëse e klasës së 8a.

“Klasa vetëm sot nuk ishte e ndarë në grupe, nesër me siguri do ndaheni në grupe siç bëmë vjet, gocat bashkë e çunat bashkë dhe fillon gara. Erti sigurisht që është te çunat…”, tha Elma. Të gjithë njësoj të buzëqeshur, mbaruan 6 orë mësimi të shkurtuara e fluturuan për në shtëpi.

   

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.