Kjo kompani paguan për të ricikluar plehrat e komunitetit
Në vend që njerëzit t’i hedhin rrobat në plehra dhe të kontribuojnë për të mbushur depot, Gillette po paguan që ato të riciklohen dhe po i inkurajon njerëzit që ta bëjnë një gjë të tillë edhe në komunitetet e tyre.
Konsumatorët tani mund të riciklojnë mbeturinat në Terracycle, një kompani me bazë në SHBA që është e specializuar në riciklimin e artikujve që zakonisht nuk janë të riciklueshëm, siç janë bishtat e cigareve, llamba, bateri dhe mbeturina të rrezikshme.
Gillette nuk është vetëm ortak me Terracycle për të përpunuar mbeturinat por ai do të vazhdojë të paguajë faturën falas. Të gjithë pjesëmarrësit mund të rëgjistrohen në faqen e internetit Terracycle, regjistrohen falas dhe bëjnë kërkesë për transport që t’i dërgojnë plehrat për përpunim.
Për më tepër, Terracycle po i lejon njerëzit të krijojnë vendet e para të riciklimit të komunitetit, në mënyrë që organizatat, fabrikat e punës, kampuset e shkollave dhe hapësirat e lagjes të mund të paketojnë dhe dërgojnë kolektivisht plehrat në një pikë.
Pasi të pastrohen, ndahen dhe përpunohen siç duhet, plehrat pastaj mund të përdoren për të bërë stole të reja, tavolina pikniku dhe sende të tjera të dobishme të komunitetit.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
