Dhurata e një vdekjeje të mirë
17/01/2018 Shpërndaje

Dhurata e një vdekjeje të mirë

Ndoshta keni dëgjuar për lindjet natyrale, por besoj edhe për vdekjen natyrale. Të gjithë pa përjashtim do ta përballojmë një ditë, por pavarësisht kësaj, vdekja pritet e fundit, të paktën në shoqëritë perëndimore. Së fundmi vihet re se diskutimet rreth vdekjes po bëhen gjithnjë e më të pranueshme.

Kjo mund të jetë një gjë e mirë, se sa më shumë njerëz të flasin për vdekjen, ka gjasa që të ndajnë se çfarë duan t’u ndodhë në fund të jetës ose kur janë jashtëzakonisht të sëmurë. Shumica e njerëzve duan të vdesin në shtëpi, të rrethuar nga të dashurit, por meqenëse jeta (dhe vdekja) në atë periudhë varet nga mjekimet, realiteti është se shumica përfundojnë duke vdekur në spitale, apo në rastin më të mirë, në azile.

Në Mbretërinë e Bashkuar, “Living Well Dying Well’ (LWDW), “Jeto mirë, vdis mirë” ka ndihmuar në rritjen e vetëdijes për këto çështje. Aktualisht është organizata e vetme që ofron trajnime për vdekjen, ose fundin e jetës. Ju mund të keni dëgjuar për profesionistë që mbështesin një nënë të re dhe familjen e saj gjatë lindjes së një fëmije. Po për vdekjen a ndodh e njëjta gjë?

‘Djajtë” e vdekjes janë profesionistë të trajnuar të cilët mbështesin ata që po vdesin dhe familjet e tyre në mënyra jo mjekësore. Hermione Elliott, themeluesi i LWDW, shpjegon se si filloi e gjitha. “Fokusi im është në kujdes, terapi plotësuese, kujdes lehtësues, trajnim dhe zhvillimin personal. Pastaj kam përjetuar tre vdekje në familjen time, secila shumë e ndryshme.

“I pari ishte babai im, i cili ishte 84 vjeç kur u rrëzua në banjë një ditë. Mami im thirri një ambulancë. Kur erdhi shërbimi i ambulancës, ata u përpoqën ta rikthenin në jetë. Për fat të mirë, babai nuk i lejoi ta kthenin. Ai ishte i lumtur me jetën e tij dhe nuk kishte probleme me vdekjen. Vdekja tjetër ishte ajo e mamasë. Një të hënë ajo më tha:”Hermione, do të doja të shkoj tani, a është mirë?”. Dhe unë i thashë,”po, natyrisht.” Mjeku e pyeti nëse ndonjë gjë do ta ndryshojë mendjen e saj, por ajo këmbënguli që donte të shkonte.

Vdekja e tezes disa vjet me vone ishte krejtesisht ndryshe, sepse kishte kaluar një jetë të tmerrshme me makthe mjekësore. Ajo kaloi një periudhë në spital, më pas jashtë spitalit, me operacione të tentuara, operacione të dështuara, një infeksion të fituar nga spitali, pra pothuajse vdiq dhe u ringjall. Kjo zgjati rreth katër muaj derisa e transferuan në një spital vilë dhe e lejuan të vdiste.

Dy vite pas kësaj më erdhi ideja për organizatën. E dija se duhet t’i mbështesim njerëzit që të vdesin natyrshëm dhe në kohën e tyre, pa ndonjë ndërhyrje, dhe kuptova se nëse njerëzit dëshirojnë të vdesin në shtëpi, një tjetër ndihmë ishte e nevojshme. Profesionistët mjekësorë, infermierë, mjekë, punëtorë të kujdesit social, nuk kanë kohë të kalojnë me familjet. E nevojshme është që dikush të ecë së bashku me familjen ose individin për t’u dhënë atyre besim në këtë fazë, sepse nuk e dinë sa kohë do të zgjasë.”

Personi trajnues, mund ta lehtësojë dhimbjen duke u kujdesur për shumë gjëra, raporton pozitivi.org. “Një “doula”, pra personi trajnues mund të heqë dhe të lehtësojë barrën e kujdesit për personin që po vdes. Kur dikush po vdes në shtëpi, zakonisht është bashkëshorti/tja ose një i afërm i ngushtë i cili menaxhon gjithçka që po ndodh, për shembull duke iu përgjigjur telefonit dhe miqve të familjes. E gjithë kjo është rraskapitëse dhe i merr kohën që duhet të kalojë me personin që po vdes”.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.