Shqipëria pas tërmetit, Kosmo: Mundësi historike për diasporën për një bashkëpunim afatgjatë
04/12/2019 Shpërndaje

Shqipëria pas tërmetit, Kosmo: Mundësi historike për diasporën për një bashkëpunim afatgjatë

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Dita Jonë”, sipërmarrësi shqiptar në Boston dhe drejtues i fondacionit “Global Albanians”, Mark Kosmo, tha se fondacioni që ai drejton ka arritur të mbledhë deri tani 150 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Ai thekson se deri në fund të vitit të arrijë të mbledhë 1 milionë dollarë.

“Deri tani kemi arritur të mbledhim 150 mijë dollarë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Qëllimi është të mbledhim 1 milionë para fundit të vitit. Unë mendoj të punoj mirë dhe ngadalë, se sa për të punuar shpejt dhe me shumë gabime. Nuk mund të fillojmë të zbatojmë shumë gjëra. Duhet ende kohë. Giving Tuesday” është dita më e madhe në botë për donacione. Do të filojë sot dhe ne do të bëjmë një fushatë shumë të gjëra me shqiptarët për të mbledhur donacione për të prekurit nga tërmeti. Kjo ide ka lindur vetëm para dy ditëve dhe shpresojmë se mund të bëjmë me zemër diçka të mirë”.

Më tej, Kosmo theksoi se tashmë është momenti historik që diaspora të reagoi për një bashkëpunim afatgjatë në të mirë të Shqipërisë. “Diaspora duhet të koordinohet shumë mirë. Unë mendoj se nevojitet një konferencë për një plan më të qartë se si do të zbatohet. Kjo është një mundësi historike për diasporën për të bërë diçka të mirë për Shqipërinë, për një bashkëpunim të gjatë, jo vetëm për të ndërtuar disa shtëpi. Diaspora është truri shqiptar. Ne mund ta shfrytëzojmë këtë për shumë kohë”, u shpreh Kosmo në Dita Jonë shkruan A2.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.