Çifti feston 75 vjetorin e dasmës në të njëjtën kishë ku lidhën kurorën gjatë Luftës së Dytë Botërore
Jim Richardson, 95 vjeç dhe gruaja Irene, 94 vjeç, nga Lancashiri, u martuan me 12 prill 1944. Çifti rinovoi premtimet në përvjetorin e tyre 75 vjet më vonë në të njëjtën kishë ku lidhën kurorën në mes të Luftës së Dytë Botërore.
Mbesa planifikoi ceremoninë romantike për çiftin e moshuar. Ajo zbuloi se sekreti i gjyshërve të tyre për martesë të lumtur ishte “kompromisi”.
Jim Richardson, 95 vjeç, dhe gruaja Irene, 94 vjeç, nga Lancashire, u takuan në një vallëzim fshati dhe u martuan më 12 prill 1944, kur të dy ishin 20 dhe 19 vjeç.
Çifti në pension të cilët janë të dy fermerë, besohet të jetë një nga çiftet që kanë martesë më të gjatë në Lancashire. Ata kanë katër fëmijë së bashku.
Jim ka qënë ndierë gjithmonë keqardhje që nuk falënderoi nënën e tij të ndjerë gjatë fjalimit të dhëndrit kështu mbesa Sandra Taylor planifikoi një ceremoni për ripërtëritjen e premtimeve gjatë së cilës ai mund ta bënte një gjë të tillë.
Gjatë ceremonisë, që u zhvillua në përvjetorin e tyre, çifti u ul dhe qëndroi në pozicione të njëjta sin ë ceremoninë e tyre origjinale.
“Ata ishin shumë të ngazëllyer për këtë. Bekimi ishte thjesht i bukur”, tha mbesa.Familja dhe miqtë u mblodhën në kishën CE të St Michael në Lancashire duke përfshirë katër fëmijët e çiftit – Rosemary, James, Jennifer dhe Peter me nipër dhe mbesa.
Jim i propozoi Irenes gjatë një udhëtimi me biçikletë – ndërsa u ndal në një pyll ku ka nxjerrë unazën dhe i është ulur në gju.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
