Shqiptarja e artë Distria Krasniqi
Xhudistja Distria Krasniqi, ka nderuar vendin e saj duke fituar medaljen e artë për Kosovën në kategorinë deri në 48 kilogramë të Ëorld Judo Masters.
Në rundin e parë në këtë turne nuk iu desh shumë mund që ta fitonte ndërsa rundin e dytë e fitoi kundër gjermanes Katharina Menz, duke e siguruar kështu një vend në çerekfinale.
Medaljen e artë ajo e fitoi pasi ka mposhtur edhe xhudisten nga Kazakistani Otgonstetseg Galbadrakh në çerekfinale, ndërsa në gjysmëfinale u tregua shumë e fortë për Uranstetseg Munkhbat nga Moldavia. Ky ka qenë rrugëtimi i saj në këtë turne që e bëri atë fituese të medaljes së artë për kategorinë deri në 48 kilogramë. Ëorld Judo Masters po mbahet në Qingdao të Kinës.
Distria Krasniqi kishte fituar medaljen e artë edhe në Mastersin e vitit të kaluar, në kategorinë deri 52 kilogramë.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
