Shefi paguan hipotekën e punonjësit që ai të pensionohet herët
Një veteran i Vietnamit në Teksas po pensionohet herët falë bujarisë së shefit të tij.
Albert Brigas, 69 vjeç, ka qenë mekanik në Renown Auto Restoration në San Antonio për 13 vitet e fundit.
Ai ishte duke planifikuar të dilte në pension pasi të paguante hipotekën.
Rudy Quinones, pronari i Renown Auto Restoration, kishte dëgjuar dëshirën e Brigas për të dalë në pension më herët prandaj vendosi të mbulojë 5,000 dollarë të mbetur për hipotekën e Brigas.
“Ai vinte në punë çdo ditë, edhe kur ishte i sëmurë. Kishte atë nivel besnikërie dhe vendosmërinë që nuk gjendet kollaj”, tha Quinones.
Quinones u takua me Brigasin në bankë aty ku paguajtën shtëpinë e Brigas të cilën e ndan me gruan e tij prej 44 vjetësh
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
