Dashuria në vijën e frontit, çifti ukrainas martohet me uniformë ushtarake
07/03/2022 Shpërndaje

Dashuria në vijën e frontit, çifti ukrainas martohet me uniformë ushtarake

Një çift ushtarësh  në Ukrainë ka vendosur të martohet në vijën e parë të luftës. Ata shihen të veshur me uniformë ushtarake ndërsa pamjet e filmuara nga martesa e tyre e pazakontë kanë bërë xhiro në rrjetet sociale.

Lesya dhe Valeriy, të cilët janë me mbrojtjen territoriale, kanë festuar për dasmën pranë Kievit me një grup shokësh, të cilët janë gjithashtu në luftë.

Lesya shihet duke mbajtur një buqetë me lule. Të dy të porsamartuarit u duartrokitën dhe nusja duket se ka ndërruar përkrenaren e saj me një vello të bardhë, ndërsa buzëqeshte dhe mbante dorën e Valeriy.

Pamjet u shpërndanë nga Paul Ronzheimer, reporter i gazetës gjermane të lajmeve BILD-Zeitung. 

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.