Bllokohet në pellg, zjarrfikësit ndihmojnë peshkatarin në karrige me rrota të kthehet në shtëpi
Zjarrfikësit në Raytown u vunë në qendër të vëmendjes këtë javë pasi një video e tre prej tyre teksa shtynin një peshkatar në karrocën e tij me rrota, u bë popullore në Facebook.
Videoja është ndarë qindra herë qëkurse u publikua në rrjetet sociale. Reagimet e njerëzve ishin tejet pozitive, duke marrë shkas nga gjesti i ngrohtë i zjarrfikësve. “Ne jemi pak të habitur”, tha zëvendës shefi Mike Hunley.
Peshkatari, një veteran, kishte vendosur të shkonte në një pellg në lagjen e tij dhe gjithçka po shkonte mirë derisa vendosi të dilte nga rruga që e çoi në pellg, tha Hunley.
Toka ishte e butë dhe karroca i ngeci në baltë. Disa njerëz u përpoqën ta ndihmonin por nuk ishin në gjendje ta lirojnë. Prandaj thirrën departamentin e zjarrit Raytown.
Zjarrfikësit vendosën se mënyra më e mirë për ta dërguar atë në shtëpi ishte të shtyjnë karrigen me rrota. “Ata e shtynë atë drejt shtëpisë së tij,” tha Hunley. Një tjetër zjarrfikës qëndroi në prapaskenë për t’i mbrojtur.
“Ne i nxisim djemtë tanë që të gjejnë mënyra të mira për t’i ndihmuar njerëzit edhe jashtë punës si zjarrfikës”, tha një prej tyre. “Jemi të lumtur t’i shohim zjarrëfikësit të ndihmojnë njerëzit, sepse kjo është ajo që ne bëjmë për të jetuar”.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
