Behar Tallalli: Ndërtoj karrierën time në Shqipëri dhe inkurajoj të rinjtë të bëjnë të njëjtën gjë
Në një intervistë për In Radio, aktivisti i ri Behar Tallalli foli për angazhimin e të rinjve dhe mundësitë për të ndërtuar karrierë në Shqipëri. Behar Tallalli, i cili është nga Shkodra, tregon përvojën e tij si i ri që po bën karrierë në Tiranë.
“Të rinjtë që janë më të angazhuar janë rreth 30-40% e të rinjve në Shqipëri. Shoqëria ndikon shumë për të formuar këtë rrjet. Ky është një fillim shumë i mirë për të bërë më pas karrierë. Të rinjtë me ide të qarta zgjedhin vetë degët e tyre edhe pse familjet bëjnë më shumë presion për profesionet tradicionale si juridik, inxhinieri etj.”, thotë Tallalli.
Behar Tallalli po ndërton karrierën e tij në Tiranë dhe është i bindur se në Shqipëri mund të arrihet ajo që dëshiron nëse investohesh si duhet te vetja.
“Unë jam një i ri nga Shkodra dhe po ndërtoj karrierën time në Tiranë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Vitet e fundit po rritet numri i të rinjve që ndjekin trajnime për të ndihmuar veten që të çajnë në këtë treg, të rrisin rrjetin e të jenë më social. Në Shqipëri, janë të mundur mundësitë dhe mund të bëhesh i suksesshëm nëse jep më shumë angazhim dhe punon me qëllim.”, shton ai.
Behar Tallalli është një shembull i mirë për të rinjtë në Shqipëri që duan të ndërtojnë një karrierë të suksesshme në vendin e tyre. Ai inkurajon të rinjtë të jenë të angazhuar dhe të investojnë në veten e tyre për të arritur atë që dëshirojnë.
“Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.”
#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress #CityOfTirana
© 2023, Pozitivi. All rights reserved.
