Urgjente, shkenca tregon çfarë duhet të dinë baballarët e rinj për depresionin pas lindjes
Shkenca po hulumton rreth depresionit tek baballarët pas lindjes së një fëmije dhe ekspertët kërkojnë të zbulojnë si mund të jetë shkatërrimi i gjendjes së shëndetit mendor për meshkujt. Por ka ende një rrugë të gjatë.
Pritet që gjatë dhe pas shtatzënisë, shumë gra të përjetojnë një formë trishtimi që shfaqet në ditët e para pas lindjes dhe mund të zgjasë deri në dy javë, sipas Klinikës Mayo. Depresioni pasi bëhesh prind është një formë shumë më e ashpër trishtimi dhe shpesh konsiderohet më e zakonshme tek gratë. Në të vërtetë, kur ylli televiziv, Adam Busby i “OutDaughtered” foli për përvojën e tij me depresionin pasi u bë baba, disa njerëz nuk e morën seriozisht rrëfimin e tij, duke i thënë të rritet.
Por Courtenay, së bashku me ekspertë të tjerë të shëndetësisë, shpresojnë se kërkimet lidhur me burrat dhe gjendjen shëndetësore do të sjellin më shumë ndërgjegjësim për çështjen. “Shpesh ndryshimet hormonale ndodhin tek gratë shtatzëna, por këto ndryshime të çmendura hormonale po ndodhin edhe tek meshkujt. Ka shumë gjëra që ndodhin me burrat pas lindjes së një fëmije por njerëzit nuk e kuptojnë”.
Hulumtime të habitshme të reja tregojnë se burrat mund të përjetojnë një rënie të testosteronit dhe një rritje të estrogjenit gati tre deri gjashtë muaj pas lindjes së një fëmije. Këto ndryshime, së bashku me mungesën e gjumit ose faktorë të tjerë, mund të krijojnë një “stuhi” dhe të shkaktojnë shumë raste të depresionit pas lindjes, tha Courtenay.
Ekspertët thonë se nëse një nënë fillon të përjetojë simptoma të depresionit pas lindjes, është e mundshme të ndodhë edhe tek partneri, shkruan pozitivi.org. Hulumtimi mbi depresionin pasi bëhesh baba është premtues, tha Azzam, edhe pse ai shtoi se nuk ka më shumë informacion rreth gjendjes së baballarëve sa tek nënat. Ndaj është e rëndësishme të hulumtohet rreth kësaj teme. Por të gjitha pasojat negative të depresionit pas lindjes mund të parandalohen ose të shmangen me ndihmë dhe trajtimin.
Është e rëndësishme kur shikon që një baba ka shenja depresioni t’i drejtohet një mjeku. Duke u mbështetur tek të dashurit apo edhe duke kërkuar ndihmë mund është një ndryshim i madh.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
