Fuqia e dëgjimit
09/06/2018 Shpërndaje

Fuqia e dëgjimit

A keni folur ndonjëherë me dikë që ju ka bërë të ndiheni sikur jeni i vetmi person në botë në atë moment? Kush dukej vërtet i interesuar për çdo fjalë që ka dalë nga goja juaj? Si ju ka bërë të ndiheni? Të rëndësishëm?

Kjo është fuqia e dëgjimit të thellë. Dëgjimi i thellë është më shumë se një zakon i vlefshëm shoqëror; ai është një mjet komunikimi transformues. Me dëgjim të thellë, nuk jeni vetëm duke i lejuar vetes kohën dhe hapësirën për të absorbuar plotësisht atë që po thotë partneri juaj në bisedë, por në të vërtetë mund ta inkurajoni atë që të ndihet se po dëgjohet dhe të flasë më hapur dhe me ndershmëri. Dhe ky është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve me dikë.

Për të kuptuar më mirë se si të bashkëveprojmë dhe të komunikojmë në mënyrë më efektive me të tjerët, folëm me ekspertin e gjuhës së trupit Jan Hargrave, një nga folësit e Akademisë së Lidershipit, rreth parimeve themelore të dëgjimit të thellë:

Kontakti me sy. “Duke ruajtur kontaktin me sy, po i tregoni partnerit tuaj në bisedë që jeni plotësisht i angazhuar dhe i interesuar për atë që ai/ajo është duke thënë. Një udhëzim i mirë për t’u ndjekur është rregulli 80/20, në të cilin 80% të kohës sytë i takojnë atij që po flet, dhe 20% të kohës, sytë tuaj enden për të mbledhur informacion lidhur me atë që do të thuash.

Prania. “Një person flet mesatarish midis 135 dhe 160 fjalë për minutë, por truri i personit mesatarisht punon në mes 400 dhe 600 fjalë për minutë. Kjo do të thotë që mendja juaj ecën më shpejt sesa goja e partnerit me të cilin jeni në bisedë, gjë që e bën të lehtë që mendja juaj të devijojë. Varet nga ju nëse mund ta ndaloni mendjen të largohet nga biseda dhe të jeni me të vërtetë të pranishëm”.

Reagime joverbale. “Nuk ka asgjë më të keqe sesa të flasësh me dikë që nuk jep reagime me fjalë. Është sikur të flasësh me një mur. Bëni përpjekje për të dhënë një tundje koke të rastit, buzëqeshje ose ndonjë shenjë tjetër miratuese të bisedës. Këto shenja joverbale mund të duken të parëndësishme, por kanë ndikim të madh sepse tregojnë se po e kuptoni dhe po përfshiheni në bisedë”.

Lidhje. “Kur jeni duke folur tek për tek me dikë, pozicononi trupin në një mënyrë që i krijon hapësirë ​​të sigurt dhe mikpritëse bashkëbiseduesit që të flasë hapur. Përkulu lehtësisht, tërhiq shpatullat mbrapa dhe vendosi duart butësisht në prehër ose në tavolinën para. Nëse jeni duke qëndruar, bashkoni gishtat bashkë për të formuar një pikë. Kjo do të thotë se jeni të sigurt për atë që po dëgjoni”.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.