Babë e bijë ngjisin majën më të lartë në botë
Mrika dhe Arianiti babë e bijë, janë dy shqiptarët që ngjisim majën më të lartë në botë, në Everest. Mrika, 17 vjeçe, njëherazi alpinistja më e re nga të gjithë pjesëmarrësit botëror në Ekspediten Everest 2019, së bashku me babain e saj Arianit Nikqi, me 27 Maj realizuan me sukses ngjitjen në majën më të lartë.
Babë e bijë kanë përfunduar me sukses ngjitjen e vështirë në 8848 metra lartësi mbi nivelin e detit. Mrika dhe Arianiti janë me origjinë nga Peja. Aktualisht vajza është vetëm 17 vjeçe, dhe ka për qëllim që para se ti mbushë 18 vjeçë të ngjisë 7 majat më të larta në botë. Deri tani ka arritur që të ngjitet në 4 prej tyre. Së bashku me babain e saj, e reja ka dëshirë të eksplorojë duke realizuar kështu qëllimet që i ka vënë vetes.
Pjesëmarrësit botëror në Ekspediten Everest 2019, dhe si shqiptarja më e re që ngjit malin e Everestit me 8848 metra lartësi.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
