
Të 30-ët / Dy poetë që kanë korrur sukseset e para nga pena e tyre
Ermal Spahiu është gazetar I ardhshëm por ndërkohë që studion degën që do të jetë profesioni I tij prej shumë vitesh shkruan edhe letërsi artistike.

Një tjetër shkrimtare, Denada Fera qendron krah tij si një autore e re. Të dy kanë publikuar tashmë librat e tyre të parë edhe pse janë 22 dhe 23 vjeçarë.

Arësyen përse i frymëzon shkrimi e tregojnë vetë në videon më poshtë:
Për Ermalin “Libri i drejtohet lexuesve të moshave të reja, të rinjve që synojnë të nderojnë atdheun me përpjekjet e tyre. Në këtë libër ka dhe një surprizë për ta. Bëhet fjalë për një poezi që reflekton këmbënguljen time për të qëndruar në Shqipëri dhe për të mos e menduar largimin nga kjo tokë. Lexuesve u bashkangjiten dhe të rriturit të cilët duan të njihen me realitetin që duhet jetuar,”.
Denada e cila punon si operatore telefonike, i konsideron të dy si profesione që mund ti zhvillojë paralelisht. E ndërkohë që punon është edhe gfituese e vendeve të para në poezi, prozë apo ese.
Një Poezi nga Denada Fera
E një tingull t’ambël e dëgjoj
Nga larg e shoh e ndiej,
Është muzika e zemrës time,
Është ajo që më fut në mendime.
Eh, çfare melodie!
Një zë i ëmbël në një muzikë,
Ne atë muzikën time të preferuar,
Si një zog i vogël endem duke fluturuar,
Pas muzikës së zemrës
Ajo nuk ka veç melodi
Ajo ka gjithçka,
Atë e do mendja, atë e do personaliteti.
Ajo është perfekte,
Ajo është e tillë,
Thjesht, nuk ndryshon dot!
Dikush e ka regjistruar…
Ata janë 2 prej të rinjve shqiptarë të talentuar dhe energjikë që spikatin për aftësi të ndryshme. Projekti të 30-ët ka kontribuar pikërisht për të nxjerrë në pah personazhe si ata që kanë vlera për shoqërinë dhe janë faktorë ndryshimi brenda mini-komuniteteve të tyre.
“Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.”
#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress #CityOfTirana
© 2023, Pozitivi. All rights reserved.