Roi Vogli, qëndrimi, përvojat dhe ftesa e këtij psikologu të ri mbi çështje sociale
26/10/2019 Shpërndaje

Roi Vogli, qëndrimi, përvojat dhe ftesa e këtij psikologu të ri mbi çështje sociale

Roi Vogli është një student psikologjie i cili prej më shumë se 5 vitesh merret me punë vullnetare. Për gati 2 vite ka kryer një shërbim vullnetar në Angli, ku ka ndihmuar njerëzit që ishin të varur nga alkooli apo droga. Gjatë një interviste për pozitivi.org ai thotë se nga kjo eksperiencë ka mësuar shumë për veten duke u përballur me situata të ndryshme.

“Një nga eksperiencat e mia e cila ka zgjatur 2 vjet ka qenë një shërbim vullnetar në Angli, për një organizatë fetare. Gjatë këtyre 2 viteve mësova më shumë rreth vetes time si individ sepse nuk është se studiova filozofi për Kantin dhe Platonin, por ama zbulova çfarë mund të arrij, çfarë mund të bëj duke kontaktuar me njerëz të ndryshëm, duke u përballur me situata të ndryshme. Ekperienca në Angli ka qenë një mision, i tillë quhet kur ke një qëllim sepse qëllimi këto 2 vjet ishte predikimi i kësaj gjëje por në bazë ka qenë ndihmimi për njerëzit në nevojë, jo vetëm në aspektin fetar por edhe ato që ishin të varur nga alkoli, të varur nga droga. Nuk ishte thjesht në një drejtim. Por një kauzë humane”, thotë Roi.

Dëshira për të studiuar psikologji i ka lindur pas këtyre 2 viteve dhe pas kontributit human që ai dha për shumë njerëz. “Madje besoj se dëshira për psikologji aty më ka lindur sepse gjatë gjithë kohës kam qenë në kontakt me njerëzit, gjatë gjithë kohës jam munduar jo vetëm ta kuptoj tjetrin me anë të intuitës por të fus edhe ndonjë aspekt psikologjie, nga ato pak libra që unë kisha lexuar”.

Jo vetëm në Angli, 25 vjeçari është angazhuar në projekte që ndihmojnë njerëzit edhe në vendin tonë dhe disa prej tyre janë dërgimi i materialeve për foshnjet në maternitetin Geraldinë, dhurimi i karrigeve me rrota për njerëz me aftësi të kufizuara si dhe dhurimi i aparateve për operacionet e syve, për spitalet shqiptare.

Gjatë periudhës së universitetit Roi së bashku me mikun e tij janë angazhuar duke realizuar një eksperiment social që kishte të bënte me matjen e empatisë tek shqiptarët. Në fund të eksperimentit 25 vjeçari thotë se ka rezultuar që shqiptarët janë empatikë. “Në pankartë shkruhej më përqafo edhe merr njëmijë lekë. Ideja është që të testohej ajo empati, se mund të ishte shkruar dhe thjesht më përqafo. Shqiptarët ishin me të vërtetë empatikë.  Ne gjithmonë e dimë që kemi ato vlerat si popull mikpritës e të tjera, por ishim vërtet empatik.

Madje një fragment që më ka mbetur në mendje, sdo ta harroj nga ky lloj eksperimenti ishte sesi një nënë, ndaloi dhe më solli fëmijën e saj që t’i jepte një përqafim dikujt i cili kishte këtë nevojë. Normale që ajo ishte nënë, në figurën e prindit e bëri atë veprim, por në një ambient të hapur nuk do ia sugjeroja dikujt që është vetëm, pra njē fëmije të përqafojë një të panjohur në rrugë. Por e kam fjalën domethënë sesi prindërit shqiptarë po ndryshojnë. Si po ndryshon edhe nocioni që ne kemi jo vetëm për jetën por mbi të gjitha edhe për empatinë”.

Intervista me Roi Vogli për pozitivi.org:

Quhem Roi Vogli jam 25 vjeç dhe studioj psikologji.

Pse ke zgjedhur psikologjinë?

Është një degë që më është dukur shumë interesante. Mendoj se aty mund të jap shumë dhe të dal shkëlqyeshëm.

Ti je aktiv në projekte dhe aktivitete të ndryshme, na trego më tepër për angazhimet e tua?

Po përmend 2 ose 3 projekte që kanë pasur dhe më shumë rëndësi për mua. Njëri ka qenë te materniteti Geraldinë, i cili kishte të bënte me përkujdesje por edhe dërgimin e materialeve për foshnjat. Gjithmonë e kishim ruajtur lidhjen me spitalin ku dërgonim donacione të ndryshme, së bashku me një organizatë amerikane me të cilën bashkëpunonim. Më pas ishte po një organizatë tjetër me të cilën ne bëmë një punë akoma më të madhe vullnetare duke dhuruar karrige me rrota për njerëz që nuk nuk lëvizin, të cilët ishin me statusin e invalidit. Gjithashtu kemi dhuruar aparate për operacionet e syve, për spitalet shqiptare. Kam qenë pjesë e organizatës dhe merresha me facilitimin e procedurave me kontaktin e zyrtarëve shqiptare si dhe bëja interpretimin e materialeve të ndryshme.

Sa vite ka që e bën këtë gjë dhe sa ke fituar ti personalisht nga puna vullnetare?

Mbi 5 vite kam që e bëj një gjë të tillë. E para fare ka qenë interesi im i cili ka shpënë në një kënaqësi personale por gjithashtu edhe në një ego, arritje personale. Por mbi të gjitha është lidhja me njerëz që vijnë nga formime të ndryshme që mund të japin shumë më shumë, jo vetëm për vendin tonë por edhe për mua personalisht qoftë nga aspekti shoqëror, qoftë nga aspekti i punëdhënies.

Çfarë reagimesh keni marrë nga personat që janë ndihmuar?

Të gjitha reagimet kanë qenë mëse pozitive dhe të ndjera. Ndonjëherë, ndiej edhe keqardhje për këto njerëz. Pavarësisht se ti  e shikon që po ndihmohen, marrin ato mjete që u duheshin dhe që u kishin munguar për një kohë të gjatë, përsëri ndien një lloj keqardhje se përse nuk ishte bërë më përpara kjo punë apo si të ndihmohen më shumë në 3 mujorin pasardhës.  Por përgjithësisht kemi marrë reagime pozitive jo vetëm nga marrësi, i cili kishte nevojë për ndihmë, por mbi të gjitha nga institucionet, që nga spitali Geraldinë dhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Cilat janë planet pasi të mbarosh universitetin?

Planet kryesisht janë rreth idesë për të studiuar psikologji ligjore. Për momentin dëshira është jashtë por do të shikojmë se si do të lidhen të gjitha. Por dëshira është gjithmonë për një rritje sa më të lartë akademike, pra përveçse një psikolog unë aspiroj të bëhem dhe profesor në të ardhmen e afërt, për t’u përcjellë këto teknika brezit tjetër.

Pse dëshiron të kalosh te mësimdhënia?

Siç e përmenda, është egoja ime, por mbi të gjitha është tipi im që të jap mësim, të mbaj një mbledhje ose të instruktoj për disa gjëra dhe specifikisht preferoj të instruktoj për degën time. Më pëlqen të drejtoj. Sigurisht që është kjo pjesa që do transmetohen dije si nga eksperienca ime dhe nga kurrikulat, por ama përsëri ajo që ti bën është drejtimi, sepse në momentin që ti i drejton jep mësim në një mënyrë ose në një tjetër.

Ndonjë ekperiencë interesante që ke ndërmarrë?

Një nga eksperiencat e mia e cila ka zgjatur 2 vjet ka qenë një shërbim vullnetar në Angli, për një organizatë fetare. Gjatë këtyre 2 viteve mësova më shumë rreth vetes time si individ sepse nuk është se studiova filozofi për Kantin dhe Platonin, por ama zbulova çfarë mund të arrij, çfarë mund të bëj duke kontaktuar me njerëz të ndryshëm, duke u përballur me situata të ndryshme. Mësova shumë për veten dhe për gjëra të cilat unë dua të ndërmarr edhe për gjëra që unë mund ti ndërmarr ndryshe, me ndihmë edhe nga jashtë, nga këto miq që unë kam në vendet ku kam udhëtuar. Jo vetëm në Angli por edhe në vende ku unë udhëtoj për hobi meqë i kam pasion udhëtimet.

Ekperienca në Angli ka qenë një mision, i tillë quhet kur ke një qëllim sepse qëllimi këto 2 vjet ishte predikimi i kësaj gjëje por në bazë ka qenë ndihmimi për njerëzit në nevojë, jo vetëm në aspektin fetar por edhe ato që ishin të varur nga alkoli, të varur nga droga. Nuk ishte thjesht në një drejtim. Por një kauzë humane.

Madje besoj se dëshira për psikologji aty më ka lindur sepse gjatë gjithë kohës kam qenë në kontakt me njerëzit, gjatë gjithë kohës jam munduar jo vetëm ta kuptoj tjetrin me anë të intuitës por të fus edhe ndonjë aspekt psikologjie, nga ato pak libra që unë kisha lexuar.

Për çfarë flitet në këtë trajnim të organizuar nga UNFPA ?

Po flitet për edukimin seksual në përgjithësi, pra sesi mund të implementohet 1 edukim seksual nëpër shkolla, sa më efiçent dhe sa më efikas për të shmangur jo vetmë SST por gjithashtu edhe për të ruajtur shëndetin mendor dhe për ta promovuar atë, sepse çdo gjë është e lidhur nga fizikja te emocionalja dhe anasjelltas. Emocionalja përcillet në shoqëri dhe më pas shoqëria ka pasoja apo benefite dhe këto e përcaktojmë ne nëpërmjet kurrikulës që bëhet për në shkollë.

E shikon si tabu tek të rinjtë shqiptarë të flasësh për edukimin seksual?

Nëse do të flasim sa i përket tabusë e cila ndodh nëpër shkolla nga mësuesit dhe tabusë që ndodh në familjet tonë, në familjet shqiptare, pra prind-fëmijë, po ekziston ende tabu, është është një stigmatizim. Ndoshta ndonjëherë është një stepje ose mospranimi i detyrimit që ka prindi ose kujdestari i fëmijës për ta informuar atë jo vetëm për gjërat që mund ta kanosin shëndetin e tij por mbi të gjitha për lumturinë dhe mbarëvajtjen e tij shpirtërore emocionale.

Unë do ti ftoja të gjithë që të jenë më aktiv në shoqëri, të ndërmarrin nisma që kanë përzemër dhe të japin sa kanë mundësi në ato nisma.

Çfarë bën në kohën e lirë?

Jam i angazhuar në sporte. Kryesisht sporte, përveç shkollës. Normalisht që përveç sportit edhe dalja me shoqërinë dhe frekunetimi i jetës së natës në Tiranë.

Pak më parë më tregove se ke bërë një eksperiment social që është transmetuar dhe në media. Më trego pak më shumë përse bën fjalë?

Ka qenë një eksperiment social deri më tani, i cili kishte të bënte me matjen e nivelit të empatisë tek shqiptarët. Shkurt ajo që ndodhi është se unë dhe miku, Abdylazim, pra kolegu im dhe shoku im i klasës, ai e ndërmori këtë nisëm si një detyrë kursi dhe unë iu bashkova. Ndodhi që ne e testuam këtë në qendër të Tiranës tek individë të ndryshëm. Ata nuk e dinin që do filmoheshin. Ajo që bënim ishte se njëherë unë dhe njëherë ai qëndruam me një pankartë në dorë dhe normale me fytyrën pak të mërzitur sepse duhej.

Në pankartë shkruhej më përqafo edhe merr njëmijë lekë. Ideja është që të testohej ajo empati, se mund të ishte shkruar dhe thjesht më përqafo. Shqiptarët ishin me të vërtetë empatikë.  Ne gjithmonë e dimë që kemi ato vlerat si popull mikpritës e të tjera, por ishim vërtet empatik. Madje një fragment që më ka mbetur në mendje, sdo ta harroj nga ky lloj eksperimenti ishte sesi një nënë, ndaloi dhe më solli fëmijën e saj që t’i jepte një përqafim dikujt i cili kishte këtë nevojë. Normale që ajo ishte nënë, në figurën e prindit e bëri atë veprim, por në një ambient të hapur nuk do ia sugjeroja dikujt që është vetëm, pra njē fëmije të përqafojë një të panjohur në rrugë. Por e kam fjalën domethënë sesi prindërit shqiptarë po ndryshojnë. Si po ndryshon edhe nocioni që ne kemi jo vetëm për jetën por mbi të gjitha edhe për empatinë.

Në fund të eksperimentit dolët në një konkluzion final? A janë empatikë shqiptarët apo jo?

Po patjetër janë empatikë. Jo vetëm që janë empatikë por mbi empatinë. Madje dhe të shqetësuar për gjendjen emocionale të momentit apo ndonjë problem që unë mund të kisha, i cili më kishte shtyrë të dilja aty dhe të rrija me atë baner.

Pse mendon se janë empatikë?

Duke mos iu futur dhe socialogjisë që nuk është as fusha ime, apo kërkimit të kësaj teme, besoj është ideja e dhembshurisë që e ka kushdo. Ideja e empatisë që ne testuam aty ka të bëjë shumë sepse aty kishte dhe adoleshentë që kalonin, vajza djem të cilat mund ta shikonin dhe si një gjë gallatë këtë. Ideja është domethënë që nga ato të rritur por normale dhe ato fëmijë kishte jo vetëm një sens të kuptuarit, jo vetëm se çfarë mund të ishte duke kaluar personi me banerin në dorë, por edhe një vetësensibilizim që bota nuk është thejsht rreth meje apo vetëm rreth problemeve të mia, por që unë mundem të paktën me një gjest të thjeshtë në këtë rast përqafimi të ndihmoj dikë tjetër. Kështuqë besoj se jemi mjaft empatikë.

Mendon se eksperimentet sociale ndikojnë pozitivisht apo negativisht? Dhe si ka ndikuar ekperimenti juaj pasi e keni publikuar dhe në rrjete sociale.

Plotësisht diçka pozitive. Çfarëdollloj eksperimenti social i mirëmenduar do të sjellë gjithmonë rezultate pozitive.

A keni menduar të zhvilloni eksperimente sociale të tjera?

 Patjetër. Thjesht jemi në një fazë ku po mendojmë dhe ideojmë gjëra të reja dhe gjëra të cilat jo vetëm janë të matshme por edhe të kenë një impakt te publiku shqiptar apo në vetë ndërgjegjen tonë në varësi të tematikës që do ketë eksperimenti.

Pak më parë e lidhe trajnimin edhe me pjesën mendore. Sa të kanë ndihmuar ty personalisht dhe çfarë do tu sugjerojë të rinvje ndoshta për ti ndihmuar që të ndihen më të motivuar?

Në përgjithësi jam një avokat i madh i sporteve, në çfarëdolloj disipline. Duke marrë parasysh që jemi një shoqëri, por më tepër është rinia që është në ankth qoftë kjo për gjetjen e një pune, qoftë për arritjen e niveleve më të larta akademike, e notave. Mendoj se gjithmonë ekziston ai lloj ankthi qoftë ky një ankth i përgjithësuar apo një lloj fobie specifike. Mendoj gjithmonë që është shumë e nevojshme, shumë e domosdoshme që këto energji apo mendime negative nuk mund të zëvendësohen papritur qoftë duke dëgjuar një këngë apo duke buzëqeshur para pasqyrës, duke i thënë vetes që unë jam ok, apo duke parë  një video motivimi në youtube, të cilat e kanë efektin momental. Ndërkohë që ne duhet të merremi me diçka e cila të çlirojë energjitë tona negative në një proces i cili është më natyral, siç mund të jetë palestra e gjëra të tilla. Sepse dihet gjithmonë që një shëndet i mirë fizik aq më tepër një lloj pamje më e mirë fizike do të çojë në një vetëvlerësim më të rritur për veten, mbi të gjitha mendja me trupin janë gjithmonë të lidhura edhe një trup i cili ndihet mirë normal që do të stimulojë një mendje që do të mendojë gjëra pozitive, gjithashtu personi ndihet më i vetëkënaqur dhe më i vetëarrirë.

#UNFPA Albania

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.