Arti bashkon kombet, 4 të rinj zhvillojnë koncertin “Fqinjët” në Tiranë
Përmes artit mund të bëhen bashkë edhe kombet. Këtë herë ka qenë një koncert artistik i mbajur në Tiranë i titulluar “Fqinjët”, i cili ka bërë bashkë 4 të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi
Projekti “Fqinjët” është investim për krijimin e një hapësire komunikimi dhe ndërveprimi mes studentëve nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, duke përfshirë dhe mesazhet pro integrimit evropian, meqënëse të katër shtetet janë aspirante për të realizuar këtë objektiv strategjik.

Koncerti u ndoq nga shumë artëdashës të njohur shqiptarë. Në program u përfshirë pjesë nga Frédéric Chopin; Wolfgang Amadeus Mozart; Ludwig van Beethoven; Sergei Rachmaninoff; Claude Debussy e Ludovico Einaudi, si dhe krijime nga kompozitorët ballkanas Toma Proshev, Rafet Rudi, Tonin Harapi dhe Senad Gačević.
Për këtë projekt të ABC Tirana Club protagonistë ishin studentët pianistë: Marija STOJANOVA, (Maqedoni e Veriut); Ljubica GAVRILOVIÇ, (Mali i Zi); Denita DEDUSHAJ, (Kosovë) dhe Johan MUKA, (Shqipëri).

Johan Muka, një nga organizatorët e eventit kulturor u shpreh për mediat në fund të koncertit, se projekti “Fqinjët” do të vijojë dhe me aktivitete të tjera, “ku veç shkëmbimit kulturor e artistik, ato do të fokusohen dhe në axhenda të tjera rinore, ku grupet e interesit dëshirojnë të bashkëveprojnë mes tyre”.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
