Nxënëset frymëzuese, ngjisin në muret e shkollës qindra mesazhe pozitive
Dy nxënëse të shkollave të mesme po mbushin muret e tualeteve të shkollës me qindra mesazhe pozitive, për t’u treguar shokëve/shoqeve të klasës se janë të rrethuar me dashuri. Gabby Fogg e filloi lëvizjen me mesazhin: “Ti je i bukur. Mos ki frikë të jesh ndryshe”. “Shumë njerëz nuk mendojnë se janë të bukur dhe gjëra të tilla, kështu që të gjithë mendojnë negativisht rreth vetes”, tha Gabby.
Josie Homestead pa mesazhin e Gabby dhe vendosi t’i bashkohej. Ajo ngjiti në mur një numër të madh mesazhesh, gjithashtu nxiti edhe vajzat e tjera ta bënin një gjë të tillë. “Të gjithë u bashkuan dhe mendoj se çdo vajzë e klasës e shkroi të paktën një shënim. Kështu që unë mendoj se kjo iniciative ka krijuar një ndjenjë uniteti dhe na ka bërë bashkë të gjithëve me këtë kauzë”, tha Josie.
Zhvendosja e fokusit nga imazhi fizik që zakonisht e shohin në pasqyrë drejt bukurisë së brendshme për këdo që mund të ketë nevojë për një nxitje, do të shërbejë pozitivisht. “Shkolla është e rëndësishme sepse aty mëson për të gjitha gjërat që duhet të kesh. Ndarja e këtyre mesazheve me të gjithë është e mrekullueshme për këto vajza”, tha mësuesi Diane Senkoski.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.




