Ngrohet koha, destinacionet e fundjavës për këtë stinë
Shqipëria është ndër destinacionet më të lira për t’u vizituar. Një nga periudhat më të bukura për të udhëtuar nepër Shqipëri, është pranvera, e cila konsiderohet si periudha e luleve, temperaturave perfekte e gjithashtu koha ku do të gjeni qetësinë tuaj.
Me rritjen e temperaturave në pranverë do të keni mundësi të shkoni të eksploroni disa nga bukuritë e natyrës tonë. Pozitivi.org ka bërë një përzgjedhje të disa prej destinacione që mund të vizitohen në këtë kohë dhe që janë ndër më të frekunetuarat nga turistët vendas dhe të huaj.
Madje vendi jonë është sugjeruar edhe nga Rough Guides një nga revistat e specializuara për turizëm. Ajo shkruan se pranvera është kohë ideale për të udhëtuar e ‘për të kapur’ disa destinacione që kanë shumë orë me diell. Ka shumë ide, shkruhet në artikull, mund të zgjidhni të ecni në mal ose të zhyteni në histori e në kulturë. Vendi jonë është ideali për këto turistë që duan destinacione të tilla.
Bjeshkët e Namuna
Të njohura ndryshe edhe si “Bjeshkët e Namuna”, në to mund të gjenden pyje dhe fusha me natyrë të ashpër e ku ngrihen fshatra me ndërtesa tipike. Ju mund të hani mirë me një buxhet të vogël. Në FESH (Akademia e Shkencave, Fjalori Enciklopedik Shqiptar), Tiranë 1985, “Bjeshkët e Namuna” njëjtësohen si “kurriz malor në Alpet Shqiptare, rrethi i Shkodrës…”.
Mirëpo, edhe pse shpesh mund të keni dëgjuar ti përmendim si Bjeshkët e Nemuna, siç njihen gjerësisht, jo të gjithë e dinë historinë e këtij emri.
Legjenda në njeh me një ngjarje të trishtë, historinë e një nëne të ve dhe dy fëmijëve të saj, të cilët ngjiteshin malit. Bjeshkët e Nemuna sjellin histori të papërfunduar nga askush, e kësaj nëne me fëmijët, të cilës turqit ia vranë burrin. Legjenda thotë se një nënë me dy fëmijë mori rrugën drejt Bjeshkëve sipër Rrafshit të Dukagjinit. Me fëmijët për dore, ajo nuk u kujtua për sende të tjera, pasi koha nuk priste, sepse ushtarët e armikut mund t’i kapnin.
E frikësuar nga ndjekësit dhe e pikëlluar për vrasjen e burrit, gruaja me dy fëmijët tashmë jetim, kthente vështimin nga fshati, ku dukej shtëpia e saj, e cila po digjej nga flakët. E pikëlluar, asaj iu nxinë sytë nga mungesa e ujit. Sa më shumë që ecte, aq më shumë bjeshkët lartësoheshin, sa më shumë përpiqej i shmangej diellit, masa e zjarrtë bëhej më e pamëshirshme, skuqte e digjte si saç, por ata ecnin e ecnin, sa më larg ushtarëve turq.
“Lugina e Valbonës”
Ajo njihet si një nga zonat më të bukura malore. Kjo luginë nuk është vetëm shtëpia e njerëzve, por në të shfaqet plotësisht edhe biodiversiteti i pasur i Ballkanit Perëndimor. Ndërsa majat e larta të maleve të kujtojnë majat e thepisura në Zvicër apo Austri, ky vargmal është në fakt pjesë e Bjeshkëve të Nemuna, një formacion që quhet edhe Alpet Shqiptare. Nuk mungojnë fshatrat idilike për t’u eksploruar në të gjithë Luginën e Valbonës, duke filluar nga Dragobia në Valbonë. Ky park ikonik është shtëpia e shumë më tepër sesa thjesht njerëzve. Biodiversiteti i pasur i gadishullit të Ballkanit Perëndimor shfaqet plotësisht këtu, me arinj të murrmë, dhi të egër dhe rrëqebull që të gjithë e quajnë parkun shtëpi”.
Plavë – Guci – Vuthaj
Krahina Plavë-Gucisë njihet si zemra e Alpeve të Shqipërisë.Lugina e Plavë-Gucisë, një bukuri natyrore përrallore, përshkohet nga lumenj të pasur me ujë, të cilët para se të mbushin liqenin e Plavës, lagnin fushat anash, ndërsa rrethohet nga male të larta mbi dy mijë metra, të mbuluara me kullota e drurë, ku bora plotëson koloritin e kësaj gjeografie aq atraktive për turizmin malor, sot aq të popullarizuar. Çfarë mund të vizitoni. E nisni me fshatin Vuthaj duke filluar nga Krojet e Ali Pashe Gucise, per te vazhduar me Ujevaren GËRLA dhe Syrin e Kalter te Skafkacit. Per guximtaret, do ti ftojme te sfidojne temeperaturat e syri te kalter dhe te lahen ne ujerat kristale te liqenit te vogël. Ndërkaq mund të udhëtoni drejt qytetit të Plaves, për të vizituar edhe këtë krahinë të harruar shqiptare. Vizitë e liqenit te Plaves dhe të kullës 520 vjeçare të Rexhep Agicit. Pasi shijoni një kafe buzë liqenit të Plaves kthehemi në Shqipëri nga e njëjta pikë kufitare, ku ndalesa e radhës mund të jetë në Vermosh.
Përmet-Korçë-Ersekë
Mund të vjizitoni “Qytetin e luleve”, në Përmet. Grykën e Këlcyrës, e cila ndodhet në rrethin e Përmetit, e shtrirë përgjatë maleve Trebeshinë dhe Nëmërçkë. Gryka e Këlcyrës është një nga zonat më të bukura në Shqipëri. Këtë vend madhështor do ta gjeni në pikën më të lartë të pllajës mes maleve, në të djathtë të lumit Vjosë. Në çdo stinë Gryka e Këlcyrës ia vlen të vizitohet, megjithatë në vjeshtë ndodh spektakli i vërtetë i ngjyrave të natyrës. Mund të shijoni mrekullinë e Ujërave Termale dhe pishinave natyrore në Benje, si edhe kanionet e Langaricës. Banjat e Bënjës njihen për ujërat termale me veti kuruese. Të ndodhura 8 km larg qytetit të Përmetit, nuk kishin si t’i shpëtonin udhëtimit tonë. Që nga Ura e Kadiut do të dalloni grupet e burimeve, të cilat më pas formojnë liqene me madhësi të ndryshme. Përveç pamjes së mrekullueshme, çdo liqen përmban veti shëruese për problemet e lëkurës, kockave, stomakut, etj.
Diçka tjetër e veçantë është edhe balta rreth liqeneve, e cila sipas studimeve njihet për vetitë e saj rigjeneruese për lekurën. Pra, nëse pamjet impresionuese nuk ju duken arsye e mjaftueshme për t’i vizituar, mendoni për vetitë kuruese të këtyre llixhave dhe zhytjen në ujërat e ngrohta. Pas Përmet-it, udhëtimi mund të vazhdojë në drejtim të Ersekë duke kaluar në Carshovën e heronjve edhe Leskovikun e bukur. Pas Ersekës, ndalesë në Leskovik ku sipas dëshirës mund të provoni produktet bio. Vizitoni fshatin Rehovë të vetëm 2 km larg Ersekës. Një fshat i vogël me shtëpi të vjetra karakteristike dhe kishën e Shën Kollit në qendër. Rahova shtrihet rëzë malit të Gramozit. Përpara jush do të shfaqen me gjithë madhështinë e tyre fusha e Kolonjës, malet e Përmetit, Skraparit dhe Korçës. Një pamje spektakolare dhe një eksperiencë unike që nuk duhet humbur. Pasi të keni shijuar shëtitjen do të ktheheni sërish në qendrën e fshatit dhe do të kthehemi për në Ersekë. Erseka, kaq e vogël dhe shumë pak e njohur. Një qytet rrëzë malit Gramoz hijerëndë, që i fal një pamje aq të bukur, ku natyra e bukur miksohet me klimën e freskët për të na ofruar një eksperiencë unike.
Kallm, Durrës
Pak kilometra nga qendra e Durrësit, pasi përshkon zonën e Currilave, në perëndim të qytetit, mes një terreni kodrinor, ndodhet i vetmi plazh shkëmbor në Durrës, ai i Kallmit. Uji i kristaltë i detit, kodrat e gjelbëruara, në këtë pjesë të qytetit bregdetar janë së bashku si në asnjë vend tjetër. Dëshira për të pushuar në zona të paprekura, po kthehet në nevojë për shkak të situatës së pandemisë së COVID-19 këtë vit, ndaj dhe Kallmi është plazhi që ëndërrojnë të gjithë, por që vuan për një rrugë, ndaj dhe frekuentimi i tij, është sfidë. Bashkia e Durrësit, e ka shpallur zonën të gjelbër, por projektet për shndërrimin e saj në një atraksioni në shërbim të turizmit, kanë ngelur ende në letër.
Pasi ke përshkuar qendrën e qytetit të Durrësit dhe rrugën e njohur për të gjithë, atë të Currilave, përpara të shfaqet deti që të tërheq me blunë e tij më të thellë. Zona është një nga më tërheqëset për shkak të plazheve të shumtë, dhe çdo vit frekuentohet nga mijëra vizitorë vendas dhe të huaj. Por, ndërsa lë nga pas hotelet dhe restorantet, së bashku me rrugën e asfaltuar, një kthesë e vogël, të fton drejt një natyre tërheqëse, ku mbizotëron gjelbërimi. Rruga të çon drejt Kallmit, një zonë e njohur për plazhin e vetëm shkëmbor, ku nga ana e poshtme deti të fton me ujin tepër të pastër, dhe nga ana e sipërme kodrat me ullinjtë të moçëm bëjnë hije dhe ofrojnë qetësi. Për të shkuar në Kallm, dikur një zonë ushtarake, të ndajnë vetëm tre kilometra rrugë nga pjesa urbane e qytetit
Velipojë-Maja e Zezë
Velipja është një destinacion pak i frekuentuar, por shumë i lehte për tu aksesuar. Për të gjithë ato që dëshirojnë që të kalojnë pushimet verore në Shqipëri, Velipoja është një prej destinacioneve që sugjerohet. Plazhi i velipojes është plazhi me hapësirën më të madhe në Shqipëri në afërsi të të cilit nuk ka asnjë port që do të thotë që është plazh i pa ndotur dhe me një përqindje të lartë jodizimi, rëra është e pastër dhe e imët, po ashtu edhe uji është i pastër dhe i kaltër, ndryshe plazhi i Velipojës quhet plazh i virgjër. Plazhi i velipojës ndodhet 83.5 km nga Aeroporti i Rinasit Tirana, 36 km nga pika doganore e Muriqanit, 31 km nga qyteti i Shkodrës, me një reliev fushor dhe i gjelbëruar me peme të llojeve të ndryshme. Plazhi rrethohet nga një park pyjor. Velipja nuk sugjerohet të vizitohe vetëm gjatë verës, por edhe në pranverë. Destinacionet këtë vend janë të shumta. Një prej tyre është Maja e zezë. Në këto zona malore ka disa veçori. Në disa prej tyre gjenden ujvara me bukuri të rralla.
Ujvara e Grunasit, Theth
Në Theth, Ujëvara e Grunasit ka fituar prej disa vitesh famën e një prej atraksioneve natyrore më të vizituar nga turistët. Ujëvara e Grunasit është një atraksion natyror që e shpërblen me shlodhje dhe kënaqësi të jashtëzakonshme udhëtimin e gjatë të një turisti drejt majave të Shqipërisë. Ujëvara ndodhet në rrethinat e fshatit Theth, rreth 75 km nga qyteti i Shkodrës. Uji rrjedh nga një lartësi prej 30 metrash, duke gjarpëruar mes shkëmbinjve që janë gërryer nga fuqia e pandalshme e rrjedhës shekullore.
Duhet rreth një orë për të mbërritur nga qendra e fshatit Theth tek ujëvara. Ecja është spektakolare, duke ju dhënë mundësinë të vizitoni një natyrë plot me peizazhe të pasura në bimësi, maja të larta malesh në sfond, apo burime ujore. Ngjitja finale merr rreth 15 minuta, dhe është e një vështirësie mesatare, ndaj bëni kujdes të keni atlete të përshtatshme për një terren të rrëshkitshëm. Ujëvara është pjesë e shumë burimeve ujore që e dallojnë zonën e Thethit nga të tjerat. Majat e alpeve që rrethojnë komunën Shalë, të mbuluara çdo periudhë të vitit me borë, janë burimi kryesor i ujit për Ujëvarën e Grunasit. Pas ngjitjes, panorama që do t’ju ofrohet është e tillë sa justifikon lehtësisht rrugëtimin e bërë për të mbërritur deri këtu.
Kisha e Thethit
Kjo është një kishë katolike në Theth të rrethit të Shkodrës, e ndërtuar në vitin 1892. Kisha ka qenë një nga ndërtimet e para në këtë vendbanim, ku banonte edhe famullitari i kishës. Famullitai i parë qënë At’Shtjefen Gjeçovi, i cili në vitin 1917 hapi edhe shkollën duke qënë edhe mësues i fëmijëve, traditë që ndoqën edhe priftërinjtë e tjerë të kësaj kishe.
Syri i Kaltër, Theth
Syri i Kaltër në afërsi të Thethit është një nga bukuritë e rralla të natyrës së veriut të Shqipërisë dhe një nga vendet më të vizituara nga vizitorët vendas dhe turistët e huaj. Bukuritë natyrore të Shqipërisë janë të pafundme, por Syri i Kaltër i Thethit, i cili rrjedh nga Lumi i Zi është një mrekulli natyrore. Burimi vjen nga lartësitë e maleve mes Lumit të Zi, i cili zhdërvjelltësohet mes bjeshkëve duke u bë gjithmonë e më i kthjellë sa në Syrin e Kaltër mbledh si me magji të gjithë bukuritë e bjeshkës duke e bërë këtë një pasqyrë të shembullit të natyrës së rrallë që gjendet pikërisht te kryevepra e natyrës së kësaj zone.
Të dhënat për Syrin e Kaltër vijnë nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, Shkodër, e cila informon se Syri i Kaltër është Monument Natyre, Kategoria III sipas IUCN.
Syri i Kaltër, i quajtur ndryshe Pusi i Zi (nga banorët njihet edhe si Pusi i Kolë Gjonit), është një pus rreth 3-5 m i thellë dhe me një sipërfaqe prej 100 m². Syri i Kaltër rrjedh nga Lumi i Zi i cili zbret nga Kaprrea e sipërme. I pozicionuar rreth 7 km larg nga qendra e fshatit Theth, është ndër destinacionet më të vizituara në park, ku e gjatë gjithë kësaj gjatësi rruge të ofrohet një peizazh mbresëlënës e më pas ju shfaqet para Syri i Kaltër si një thesar i fshehur mes malesh!
Lumi i Zi buron në Majën e Zezë dhe ushqehet kryesisht nga shkrirja e borës dhe në Ndërlysa bashkohet me Lumin e Shalës i cili në një gjatësi prej 37 km përshkon Luginën e Shalës nga Thethi, Ndërlysa, Musha, Breg-Lumi tek Porta e Shalës, Lotaj, nëpër Luginën e Shoshit derisa në fund derdhet në liqenin e Komanit.
Destinacione të tjera janë Ujvara e Sotirës në Gramsh, Liqeni i Ulzës dhe Shkopetit, Ujvara e Askolaj në Baldushk e cila është shumë pranë Tiranës. Sipas guidave sugjerohet që sezoni të nisë në muajin Prill-Maj-Qershor.
/Pozitivi.org
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
