Adoleshenti shpëton foshnjën që po binte nga dritarja e katit të dytë në Turqi
28/06/2019 Shpërndaje

Adoleshenti shpëton foshnjën që po binte nga dritarja e katit të dytë në Turqi

Një video dramatike tregon momentin kur një vajzë dyvjeçare u kap ndërsa po binte nga një dritare në një apartament në Turqi.

Djali nga siria i quajtur, Doha Muhammed, u kap nga 17-vjeçari Feuzi Zabaat i cili vuri re se do të binte nga dritarja e shtëpisë së saj në lagjen Fatih të Stambollit.

Zabaat, i cili ishte në të njëjtën rrugë, u pozicionua nën dritaren e apartamentit të dytë dhe e kapi vajzën para se të prekte tokën.

Sipas mediave lokale, fëmija iu afrua dritares së hapur të banesës, ndërsa nëna e saj po gatuante në kuzhinë.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.