5,000 njerëz qëndrojnë në shi me orë të tëra për të shpëtuar djalin me kancer
06/03/2019 Shpërndaje

5,000 njerëz qëndrojnë në shi me orë të tëra për të shpëtuar djalin me kancer

Në kohë rekord, rreth 4,855 njerëz qëndronin në rresht në shi për orë të tëra për të parë nëse janë të përshtatshëm për të dhuruar qeliza staminale për një djalë të vogël që po lufton me kancerin.

Oscar Saxelby-Lee, 5, ka leuçemi akute limfoblastike. Mjekët i thanë familjes së tij se kanë tre muaj kohë për të gjetur një dhurues për ta ndihmuar në shërimin e kancerit.

Prindërit e Oskarit, Olivia Saxelby dhe Jamie Lee, bënë apel për të gjetur një person që përshtatej për dhurimin. Qëllimi i tyre ishte të mblidhnin sa më shumë njerëz që të regjistroheshin në regjistër si dhurues të qelizave të gjakut si pjesë e një fushate të quajtur “Dorë për dore për Oscar”.

Afërsisht 5.000 njerëz qëndruan në rresht jashtë shkollës së Oscar, aty ku u mblodhën të gjithë donatorët e ardhshëm për të dhuruar gjak nëse janë të përshtatshëm për dhurimin.

Rekordi i mëparshëm për një ngjarje të tillë ka qenë 2,200 njerëz. Fushata e Oscarit e dyfishoi atë.

“Nuk kam fjalë për të shprehur falënderimet dhe dashurinë tonë të përzemërt për mijëra njerëz të mahnitshëm që kanë ardhur në Shkollën Fillore ‘Pitmaston’ këtë fundjavë”, shkroi shkolla fillore “Pitmaston” në Twitter. “Ne kemi regjistruar 4,855 donatorë të qelizave staminale, vullnetarët ishin të pabesueshëm”.

Oscar është aktualisht në kujdesin e mjekëve në Spitalin e Fëmijëve të Birmingham. Ai tashmë ka kaluar 20 transfuzione gjaku dhe katër javë në kimioterapi.

“Oscar është një djalë pesëvjeçar shumë gallatë, i dashur, energjik, i cili meriton të jetojë, pranë ushtarëve të tjerë që luftojnë kundër këtyre sëmundjeve të tmerrshme. Jo vetëm që duhet të gëzojë një jetë normale që një fëmijë duhet të jetojë, por tani ka nevojë për dikë tjetër për ta shpëtuar”, tha nëna e tij për The Telegraph.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.