11 AFTËSI KRYESORE QË ÇDO PRONAR I NJË BIZNESI TË VOGËL DUHET TË ZHVILLOJË NGA DITA E PARË
25/08/2023 Shpërndaje

11 AFTËSI KRYESORE QË ÇDO PRONAR I NJË BIZNESI TË VOGËL DUHET TË ZHVILLOJË NGA DITA E PARË

Nëse jeni pronar i një biznesi të vogël, duhet të përballeni me shumë përgjegjësi të përditshme. Njohja themelore në të gjitha fushat e operacioneve të biznesit mund të shkojë shumë larg në ndihmë të zhvillimit të biznesit tuaj dhe në fund të fundit, t’ju bëjë një menaxher më të mirë kur të merrni staf në punë.

Cilat aftësi janë më të domosdoshme për tu zhvilluar që në fillim? Forbes ka pyetur 11 anëtarë të Këshillit të Rinisë për Sipërmarrësit mbi cilën aftësi themelore – teknologjike, operative, udhëheqëse, etj.– që duhet të kenë të gjithë pronarët e bizneseve të vogla për të menaxhuar përditshmërinë. Ata ndanë përgjigjet e tyre më poshtë:

Delegimi

Shumë pronarë të bizneseve të rinj përjetojnë ankthin kur vjen puna tek shpërndarja e detyrave sa herë që biznesi rritet. Drejtiimi do të thotë të fokusohesh në vizionin e madh në vend që të ndjekësh bësh gjithshka vetë.  Ndani detyrët që nuk kanë nevojë për autoritetin tuaj duke kaluar një orë çdo muaj duke shqyrtuar si kaloni kohën gjatë ditës. Ju nuk i bëni një nder ekipit tuaj duke i mbështetur me detyra të parëndësishme nëse kjo do të thotë që nuk po krijojnë mundësi të reja për ta.

– Matt Doyle, Excel Builders

Lider i ideve

Një lider I ideve është dikush që i sheh gjërat ndryshe nga norma. Disa udhëheqës udhëheqin ndjekësit e tyre, por nuk sjellin ris ndërsa lider ka diçka për të ofruar. Mund të jetë dikush i cili ka një histori, produkt ose ide të panjohura, por liderët mendimeve kanë një tezë dhe mesazh shumë të dallueshëm për të ndarë për të motivuar të tjerët. Udhëheqja është shumë e rëndësishme, por duhet të jeni një udhëheqës i mendimeve për të operuar mirë çdo ditë. Aftësitë operative, teknologjike, PR, shkrimi dhe marketingu do të vijnë pasi të keni kurajon të rinovuar, motivuar dhe ndarë. Mund të jeni njeriu më i zgjuar ose më i talentuar atje, por kur njerëzit tuaj dështojnë nën udhëheqjen tuaj, gjithë biznesi juaj do të dështojë gjithashtu. – Daisy Jing, Banish

Aftësitë themelore të komunikimit

Duket e thjeshtë por problem kryesor te themeluesit e biznesit është se nuk kanë aftsësitë e duhura të komunikimit. Ky mund të kthehet në problem të madh për ekipin tuajdhe organizatat. Një idetë e zakonshme është që komunikimi i mirë është një aftësi natyrore. Pasi mund të jetë, gjithashtu mund të mësohet. – Jared Polites, LaunchTeam

Leksione finance

Asgjë nuk është më e rëndësishme në një biznes se sa kuptimi i financave. Një pronar i mirë i biznesit e di sa kushtojnë gjërat, duke përfshirë gjërat si puna, shitjet, etj. Kjo është e rëndësishme që të maksimizoni fluksin e parave dhe të keni një planifikim të mirë për të ardhmen. Kam pasur një klient që ka bërë një ofertë të veçantë për shtatë vjet dhe ka humbur para çdo javë duke mos kuptuar se e vërteta qendron te numrat. Numrat nuk gënjejnë; ata ju japin një kuptim të vërtetë dhe të fortë të shëndetit të biznesit tuaj. Ai gjithashtu ju tregon në çfarë drejtimi po rritet biznesi juaj dhe ku ka nevojë për më shumë ndihmë. Kuptoni numrat tuaj! Biznesi juaj varet nga kjo. – David Chen, GTIF Capital

Inteligjenca Emocionale

Inteligjenca e lartë emocionale është një aftësi shumë e rëndësishme për çdo pronar të biznesit. Për të pasur të bëjë me klientë, furnizues ose partnerë, do të komunikoni me njerëz gjatë gjithë ditës. Aftësia për të ndjerë emocionet e tyre do t’ju ndihmojë të ndërtoni marrëdhënie më të forta. Gjithashtu duhet të njihni dhe menaxhoni emocionet tuaja, pasi që të jesh pronar i një biznesi nuk është lehtë. Të ndiheni  rehat me veten dhe të ndërgjegjshëm ku ndodheni do të bëjë marrjen e vendimeve më të lehta, sidomos nën stres. – Jared Ëeitz, United Capital Source Inc.

Shitja

Pavarësisht nëse është angazhim i klientëve të rinj, gjenerimi i konsumatorëve, punësimi i punëtorëve, futja e investitorëve ose ruajtja e talenteve ekzistuese, të gjithë pronarët e bizneseve të vogla duhet të dinë si të shesin. Duhet të dini si të shisni veten, si të shisni produktet ose shërbimet tuaja, si të dëgjoni klientët tuaj duke siguruar që të merrni angazhimin e  punëtorëve, partnerëve apo investitorëve tuaj. Përmbajtja e aftësive për të bindur të gjithë palët interesante është çelësi për të drejtuar një biznes të suksesshëm. – Kristin Kimberly Marquet, Marquet Media, LLC

Shërbimi ndaj Klientit

Ne fund por jo nga rëndësia: çelësi për çdo biznes të suksesshëm është shërbimi i mirë…

Artikullin original e lexoni në Forbes.

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.