Binakët vijnë në jetë 20 minuta pas tërmetit
2 binjakë kanë ardhur në jetë 20 minuta pas tërmetit që tronditi vendin. Mëngjesin e djeshëm rreth orës 3:54 minuta ndërsa të gjithë ishin në ankth dhe panik për shkak të tërmetit të fuqishëm 6.4 ballë, i cili solli më pas viktima, të plagosur dhe dëme të pafundme materiale, ka mbërritur dhe ky lajm i veçantë nga materniteti “Koço Gliozheni”.
Gjinekologia Anika Dokle ka postuar në rrjetin social Facebook videon e dy foshnjeve binjakë, që erdhën në jetë vetëm 20 minuta pasi toka u shkund.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
