Njihuni me platformen chat gpt
23/02/2023 Shpërndaje

Njihuni me platformen chat gpt

Platforma që është në qendër të vëmendjes në mbarë botë, përfshirë botën e biznesit. Është përmendur nga administrata në një sërë kompanish, po por shikohet dhe si një kërcënim për botën, bëhet fjalë për chat GPT. Ekspertja e blockchain, Denisa Kela për portalin Pozitivi.org na prezanton më tepër me Chat GPT.

Cfarë është Chat GPT dhe cili është funksioni i tij?

Chat gpt është një platforme online, model i gjuhës së gjërë (LLM) i trajnuar nga Open AI.  I ndërtuar për të kuptuar dhe gjeneruar tektse njerëzore me një informacion në brëndësi, prej rreth 45 billion megabite, që përfshijnë libra, ëebsite , revista dhe cdo informacion elektronik të shkarkuar deri me sot. E vecanta e chat gpt është një është i ndërtuar mbi bazën e një strukture neutrale që përkon ekzaktësisht me mënyren sesi neuronet e trurit human veprojnë. Ndryshe nga modelet e tjera të lancuara deri më sot, ChatGpt nuk kërkon në internet për zgjidhjen e pyetjeve tona sic ndodh me SIRI-in apo me ALEXA , por ai ndërton fjali, fjalë pas fjale duke zgjedhur fjalën pasardhëse bazuar në eksperienca të mëparshme.  Pra praktikisht kemi revolucion të inteligjencës artificiale që lejon që një chatbot të kuptoj dhe të gjeneroj tekste shumë afer teksteve dhe përgjigjeve humane dhe një saktësi pothuajse perfekte.  Është një nga modelet gjuhësore më të fuqishme të krijuara deri më sot, me 175 bilion parametra dhe i aftë të procesoj billion fjalë në 1 sekond.  Një ndër gjërat më inovative të Chatgpt është një tekst kohërent, edhe nëse i jepen vetëm pak fjalë si input. Funksioni i tij është aq i gjerë saqë mund të zevëndësoj profesione të rëndësishme si: avokat, mësues, mjek, kujdesi për klientin, këngëtar, redaktues etj. Ai mund ti pergjigjet në mënyre perfekte pyetjeve historike, mund të shkruaj kode, mund të shkruaj artikuj, ese, tema universitare. Ai mund të zgjidh problem të ndryshme matematikore, të jap këshilla dhe sugjerime, gjithashtu të ndihmoj në mënyrë kreative në projekte të fushave të ndryshme si shkenca, teknologji, biznes, arti, mjedis etj. Modeli i përdorur të bën të mundur që ai të përballoj dialogun në mënyrë të shkëlqyer madje edhe të kuptoj kur bën gabim dhe të korrigjoj gabimin.

A vazhdon të jetë trend chatgpt, si një platforme e mirë komunikimi?

Chatgpt është duke u bërë një ndër platformat më të popullarizuara në botë me mbi 100 milion përdorues në të gjithë botën për vetëm 2 muaj nga lancimi i tij, në një kohë shumë të shpejt sesa Facebook, Instagram apo Tik Tok. Teknologjia e inteligjencës artificiale dhe më saktësisht modeli i gjuhës së natyrshme si Chat gpt po bëjnë revolucion në mënyren sesi komunikojmë dhe sesi ne integrojmë me teknologjin. Është një arritje për inteligjencen artificiale dhe do revolucionojë jetën e gjithsecilit prej nesh si atë profesionale por edhe marrëdhëniet personale. Shumë kompani po përdorin modele të ngjashme të Chat për të ofruar asistence për klientët e tyre, duke i ndihmuar ata të zgjidhin problem por edhe të kuptojne më mirë shërbimet që ofrohen.  Qeveri dhe shtete të ndryshme po përdorin Chat GPT për informime të qytetarëve të tyre, duke nisur nga subvencionimet  deri në informacione ligjore e më gjërë . Kjo do të thotë që në të ardhmen do të shohim më shumeë kompani dhe qeveri që do përdorin teknologjin e inteligjencës artificiale për të ofruar mbështetje dhe këshilla në kohë reale.

Cili është target grupi që e përdor më shumë Chat GPT?

Tashme Chat gpt është kaq i përhapur saqë përfshin një popullat ekstremisht të gjërë, megjithatë disa grupe kanë një nevoje me të vecantë për të përdorur Chatgpt: Studentët dhe akademikët mund të përdorin Chatgpt për kërkime, dhe gjentjen e informacioneve dhe burimeve të nevojshme për projektet dhe punimet e tyre. Gjithashtu mund ta përdorin në formulimin e një CV, shkruarjen e letrave formale, ose në komunikime të larta akademike. Cha gpt mund të të ndihmoj në përmbledhjen e essseve të gjata ose artikujve të ndryshme duke të kursyer kohe. Gjithashtu ndihmon në gjenerimin e ideve kreative dhe pergjigjjeve të detyrave të caktuara të dhëneë nga universiteti. Zhvilluesit e softëare mund të përdorin Chatgpt për të krijuar aplikacione dhe shërbime të ndryshme bazuar në inteligjencen artificiale. Mund të gjeneroj kode, komente, dokumentime që i kursen kohë inxhinjerëve të softëare. Klientët e bizneseve, klientët e bizneseve mund të kenë nevojë për ndihme në blerjen e produketeve të tyre, dhe këtë e zgjidh chat gpt duke ofruar një informacion të detajuar mbi cdo product dhe shërbim. Pavarsisht se ai mund të përdoret nga cdokush për qëllime të ndryshme, deri në shkruajtje poezish, shkruajtje tekstesh këngësh, artikujsh etj.

Cilat janë disa nga disavantazhet e kësaj platforme?

Padyshim që teknologjia ka avantazhet dhe disavantazhet e tyre. Përvec faktit që në disa fusha të ndryshme Chat gpt nuk është 100% i saktë, në dhënien e përgjigjeve të tij, sepse sigurisht është i ndërtuar që të kthej përgjigje në bazë të informacionit dhe Data-ve të marra në internet, ku jo cdo informacion është i percjell në mënyrë të saktë, por edhe mund të ketë diskriminim dhe gjuhë urrejtje. Një ndër disavantazhet më të forta është i vrasjes së mendimit kreativ tek studentët që e përdorin, që praktikish do krijoj simptomen e “trurit dembel”, ku cdo gjë merret e gatshme. Mungesa e ndjenjave është një disavantazh tjetër. Chat gpt është një teknologji dhe nuk ka ndjenja dhe empati si njeri kështu që nuk është në gjëndje të kuptoj emocionet dhe ndjenjat e e personit që po bisedon me të. Gjithashtu ai është i varfër në mundësin e marrjes së vendimeve ndryshe nga humanet. Ata janë të varfer në kujtes dhe në shumë raste nuk i ruajne konversiacionet e mëparshme.

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.