Sfida për një kujdestar të mirë në kopështe
22/02/2019 Shpërndaje

Sfida për një kujdestar të mirë në kopështe

Në media kemi parë shpesh të publikuara skandale me skena të dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve në kopështe dhe çerdhe. Jo vetëm që kanë ngjallur reagime në mbarë opinionin publik por kanë vënë në dyshim sigurinë e fëmijëve në këto institucione për shumë prindër. Ndër rastet më të bujshme që mund të përmendim ëshë dhuna fizike dhe psikologjike e ushtruar ndaj fëmijës 3 vjeçar në kopështin “Diren” nga Administratorja e kopështit, Anjeza Shabani.

Pas publikimit të skenave të dhunës në kopshtin privat në Tiranë, kanë reaguar prindër, psikologë, institucione dhe figura të njohura publike, të cilët kanë mbështetur idenë e vendosjes së kamerave në çerdhe e kopshte, për të rritur sigurinë e fëmijëve.

Problematike nuk është vetëm dhuna e ushtruar ndaj të miturve por edhe kushtet e kopështeve. Së fundmi u publikua një skandal në Skrapar, ku u mbyllën çerdhet, konvikti i nxënësve, shërbimi i pastrimit dhe shërbime të tjera për shkak  të bllokimit të buxhtetit. Kjo do të thotë se shërbimi i kopeshteve dhe çerdheve nuk funksionon si duhet, aq më pak kur nuk ka buxhet. Kushtet e çerdheve në shtet i detyrojnë prindërit të orientohen nga privati. Mirëpo atje vihet shpesh në diskutim siguria e fëmijëve dhe dhuna që mund të ushtrohet ndaj tyre.

Prindërit, pas gjithë rasteve të publikuara në media dhe ato që dëgjojnë çdo ditë nga njëri-tjetri, nuk kanë siguri për fëmijët e tyre në çerdhe dhe kopështe. Xhilsona Bollobani ka 2 fëmijë, 7 dhe 2 vjeç. Djalin aktualisht e ka në klasë të parë, por më herët e ka dërguar në kopësht privat afër lagjes, në Tiranë. Për kushtet e kopështit, nëse do t’i vinte një numër do “ishte 0 me bisht”, thotë ajo për pozitivi.org.

Nëna e dy fëmijëve shprehet se është bërë pishman që e ka dërguar djalin në atë kopësht, pasi nuk ishte i liçencuar dhe s’kishte asnjë kontroll siç funksionon në kopështet normale. Mbi të gjtha ushtrohej dhe dhunë psikologjike nga edukatoret. “Nëse se flasim për kopështe të tilla, pa liçensë, pa kontroll, pa asgjë, sigurisht që mendoj se siguria është zero, dhe nuk do t’ja besoja më fëmijën tim. Aty mund të ushtrohet dhe dhunë, ka pasur raste kur djali më ka treguar për çfarë ka ndodhur aty me fëmijët e tjerë. Dhe më shumë prej dyshimeve që kisha u detyrova që ta largoj në një kopësht tjetër privat, pak më larg. E bëra më shumë për sigurinë e fëmijës, edhe pse e kisha më larg dhe më duhej të paguaja edhe trasnportin te ky kopështi tjetër sepse nuk shkoja dot ta merrja me vajzën kaq larg”, thotë ajo për pozitivi.org.

Pasi bëri vetëm një vit aty e largoi djalin në një tjetër kopësht privat, të liçensuar dhe me kushte shumë të mira. Sigursht që kostoja ishte më e lartë, por shërbimi dhe sjellja e edukatoreve ndryshonte krejtësisht, me kopështin e parë. Ndërsa për kopështet e shtetit thotë se per shkak te fluksit te larte, nuk merren me fëmijët sa duhet. “Atëherë në privat ka me pak fëmijë nuk kanë atë ngarkesën e shtetit. Nuk merren sa duhet me fëmijën në shtet”.

Sa i përket dhunës fizike dhe psikologjike të denoncuar në disa kopështe, ajo e shikon tejet shqetësuese. “Dhuna fizike sigurisht që është e pranishme në kopështe. Në kopështin e djalit tim, për dhunë fizike nuk mund te them me saktësi nëse ka, por në përgjithësi dhunë psikologjike shumë. Është tejet shqetësuese. Janë shumë te pakta ato edukatore që kanë një sjellje të mirëfilltë, pjesa më e madhe e vë rregulin në kopësht vetem me tone të larta e me rreptësi. Nuk dinë forma të tjera këtu te ne”, shton Xhilsona.

Sipas saj zgjidhja është të vendosen kamerat e sigurisë në çdo kopësht. “Dhuna këtu tek ne është goxha shqetësuese, unë si prind do isha pro  kamerave në kopshte. E shoh si zgjidhje të vetme që çdo kopësht e çdo çerdhe të ketë kamera, të kontrolluara me një kod nga çdo prind ose nga një istitucion përkatës. Sepse ta thashë dhe me lart nuk mund të them që dhuna fizike ndodh ne çdo kopesht por ajo psikologjike po, ndodh ne cdo kopesht”.

Roli i edukatorit është thelbësor. Ky institucion shërben për fëmijët si mjedis disiplinimi. Aty fëmija mëson rregullat e para, në lidhje me sjelljen, higjenën, ushqimin, merrr njohuritë e para shkollore. Mëson të sillet me të tjerët, të bëhet më social, të bëjë dallimin mes vetes dhe të tjerëve, një sërë rregullash dhe mësimesh të tjera përpos atyre që merr në familje.

E rëndësishme për prindërit është që edukatorët të respektojnë vlerat dhe kulturën e fëmijëve. Por sa ndodh një gjë e tillë sipas nënës 28 vjeçare: “Shumë rrallë ndodh të vlerësohen vlerat e fëmijës, kultura. Shumë pak dëgjohet fëmija. Nga eksperienca ime shumë pak ka ndoth kjo, jemi akoma tek ajo pjesa ti nuk di se je fëmi ti mos fol se je femi, ti pusho se je femi, jo më ti respektoijnë”.

Si duhet të jetë një edukatore e mirë? Sipas një prindi një edukatore e mirë, së pari duhet të falë vetëm dashuri për fëmijët. “Unë si prind do doja që nje edukatore në rradhë të parë të ketë durim edhe qetësi. Gjë që këtu nuk ekziston. Sepse një person që dëshiron ta bejë këtë punë përveç arsimit përkatës duhet të ketë shumë durim e të fali shumë dashuri. Pra mesazhi më i madh për edukatorët është që tu falin dashuri së pari”, thotë ajo.

Si duhet të funksionojë një kopësht? Arsimimi  i edukatoreve të fëmijëve duhet të jetë i kontrolluar. Nuk mundet në asnjë mënyre, nje individ i paarsimuar ne atë fushe, apo dikush pa arsim të lartë, te ketë në dore edukimin e fëmijeve të vegjel. Duhet kontroll psikologjik për stafin, për të verifikuar nese kanë kualifikimin e duhur dhe qetesinë e durimin e duhur, per t’u perballur me fëmijet.

Në kopështe të ketë numër të mjaftueshëm të edukatoreve që të kontrollojnë grupet e femijëve. Programe të dnara për secilin grup fëmijësh. Inspektime të njëpasnjeshme, në lidhje me higjienën e kopshtit, për të ruajtur shëndetin e femijeve. Secili kopesht duhet të ketë punonjesen e tij sociale, ose psikologen, e cila duhet te ndodhet aty çdo dite per te pare mbarëvajtjen, kontrollimin e aftesive te femijeve, si edhe identifikimin e rasteve problematike.

Ndër të tjera ushqimi duhet te jete i kontrolluar nga autoriteti kombetar i ushqimit, për të qenë ne perputhje me standartet e vendosura të kopshtit. E rëndësishme është gjithashtu të  kontrollohet programi parashkollor i fëmijëve, i cili duhet të perfshije jo vetëm librat e didaktikes, por edhe veprimtari argëtuese shtesë, si brenda kopështit, edhe jashtë në natyrë etj.

Nëse ende jeni ne kerkim te nje eduaktori per femijen, keto jane disa nga karakteristikat që duhet të ketë një kujdestar i mire: I dashur dhe i përgjegjshëm. Një person që përqafon, përkund, shikon në sy dhe kënaq fëmijën, që i përgjigjet buzëqeshjes dhe interesave të saj. Një person që i et fëmijës rreth asaj që shikojnë, apo bëjnë. Një shoqe loje që fut ide të reja, sende, lojra, që mbështet fëmijët në kontaktet e tyre sociale me fëmijë dhe të rritur të tjerë.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.